TEKSTI ORIGJINAL

Asnjëherë nuk do të kesh nevojë të lutesh,
Që unë të kthehem tek ti përsëri,
Sepse asnjëherë nuk kam për të ikur prej teje.
E vetmja herë kur ti do të lutesh për mua,
Do të jetë atëherë, kur unë nuk do të jem në këtë botë.
Rruga ime fillon dhe mbaron me ty.
Foleja ime je ti.
Nuk ke nevojë të më lutesh të rri pranë teje,
Sepse askund nuk do të shkoj kurrë.
Gjithmonë do të jem pranë teje.
Asnjëherë nuk do të iku nga ti.
Nuk ke nevojë të vraposh pas meje asnjëherë,
Sepse unë nuk do të vrapoj të iku nga ti,
Por do të vrapoj, që sa më shpejt te vi në krahët,
Dhe përqafimin tënd.
Unë gjithmonë do të të pres me krah hapur.
Kam lind për ty, ke lindur për mua,
Atëherë cili është kuptimi i jetës, po të jetojmë të ndarë?
Një çast larg njëri-tjetrit, është me i gjatë se tërë jeta.
Asnjëri nuk e përballojmë dot vetminë.
Te dy e gjejmë qetësinë, vetëm në krahët e njëri-tjetrit.
Bota është parajsë për ne, kur të dy zgjohemi në të njëjtin shtrat.
Nuk dua ta mendoj, e lëre më ta përjetoj vetmin pa ty.
Vetmi pa ty, është vrasje.
Shtëpia pa ty, është burg.
Dita pa ty, është trishtim.
Nata pa ty, është mallkim dhe vuajtje.
Je dhe do të jesh, jeta dhe inspirim për jetë, për mua.
Me pa durim e pres ditën, kur do ta nënshkruash betimin e martesës.
Zoti të fali për mua.
Derisa të kem frymë, ty do të të dua.

16. VI .2014

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: