TEKSTI ORIGJINAL

Bukur kjo gjuhë që emocionon
Thellë është futur në gjoksin tim
Gjetur ka ngrohtësi të rrallë
Jetoj frymoj gjallëroj me frymëzim.

Veshur me shprehje që ngjallin
Ndjenjat dashurinë besnikërin art
Me fisnikërinë e saj madhështinë epokal
Mishëruar në mua më begaton.

Lashtë sa vet bukuria natyrë
E lirë shtegton trojeve Shqipe
Tingëllon fuqi mbretëresha e pasur
Detin e trazuar qetëson me poezi.

Përfshirë ka tridhjetë e gjashtë shkronja magjike
Pasuri që ndjehet në lartësitë hyjnore
Ndëgjon thua se është violina me nota kristale
Lundëron në ajër mbjell dashuri epike.

Evetari zgjuar nga dora e Naumit
Shtrirë është në mbarë shenjtërinë
Gjetur mburjen ka tek pendashësit
Getë Toskë Rilindja Kombëtare gjuhë e njësuar.

tyranprizrenspahiu
vargje poetike VIII
tamej

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: