Teksti Origjinal

Po kthehem nëpër qelqin e një nate europiane,
Pasagjerë të huaj, nga hëna të trullosur,
Avioni është i qetë përmbi det lundron
Si një shishe e flakur me njerëz të taposur.

Dhe ja befas shkundet, i dridhen llamarinat,
Një epilepsi metalike që gjakun ta shkumon,
Udhëtarët të tromaksur pyesin në të gjitha gjuhët;
Ç’ndodhi, ku jemi? Dhe asnjeri nuk kupton.

Qetësohuni, ju lutem, njofton piloti, stuardesat,
Aparatet janë të qeta, kurrkund avari,
Udhëtoj për herë të parë, në fizikë jam profan,
Po jam i vetmi në avion që misterin e di…

Veç s’kam si t’ua them, o zot, si t’ua them,
Që sapo hymë mbi tokën e hidhur ballkanike,
Që aty poshtë vazhdon prodhimi i dramave
Dhe radiumi i tyre jep këtë dridhje kozmike.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021