>
LETERSISHQIP

Kur Gjethet I Prek Brima

I ruaj kujtimet me bardhësinë e borës
Ndër vite e dekada rrugës së dashurisë
Shpirtin mbledhur n’pëllëmbë të dorës
Dhe zemra sërish krënkon ditët e rinisë
Zgavrohet shpirti me kalimin e kohës
Dhe dëbora mbulon majat nën diell
Zgërbonjat vështirë se shërohen
Ato mbyllen vetëm atje lart në qiell.

Kur gjethet i prek brima e parë
Vjeshtës së tretë përpara acarit
Shtatit të hedhur ndër vite krenar
Seç ia shton jetëgjatësinë kalvarit
Dhe trungu kërruset degë lakuar
Kujtimet pështjellas në thes litar
I mba koka e thinjur që s’ka t’haruar
Bastuni m’ankohet për tekat urryer
Peshën s’ta mbajë thot mbi kërrabë
Rëndojnë vitet nga mosha e thyer
Si qepen i ndryshkur a si tarabë
Është një udhë që s’ka të kthyer
Ikë dita dhe vjen nata me errësirë
Një natë me mëngjes t’pagdhirë!

Më shumë nga Kasam Shaqirvela