A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kasem Hallulli
(1955-2000)
  • Origin:
  •  
Choose star rating

Rating:  4 / Votes cast:  6

Kasem Hallulli is a popular singer. Ai ishte këngëtar lirik nga Tirana, serenatist dhe artist muzikor i këngës qytetare e popullore; ndryshe i vlerësuar nga mediat si Ashik i folkut dashuror të Shqipërisë së Mesme. Pinjoll i familjes autoktone tiranase Hallulli, nip i kryebashkiakut pas vitit të Pavarsisë 1913-14 si dhe filantropit tiranas Zyber Hallulli, Kasemi njihej për traditat e kulturën qytetare si dhe interesat ndaj dijes dhe arsimit evropian. Kjo solli me mbarimin e diktaturës, arratisjen me të birin Eduart Hallulli nga kufiri i Shqipërisë në Austri për ta formuar në konservatorin austriak si violinist profesionist. U bë i famshëm në vitet '80 edhe për interpretetimin me shumë kualitet të hitit dhe Himnit të skuadrës së futbollit të Tiranës ose O Tiron Tirona shkruar dhe kompozuar nga Mustafa Budini, në vitin 1965. Në vitin 2000, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti. Gjate jetes se tij muzikore ai ka realizuar 2 albume. Por këngë të zgjedhura nga Kasem Hallulli, u realizuan si kujtesë në nderim të artistit muzikor me iniciativën, investimin dhe të drejtat e shtëpive diskografike Super Star dhe Super Sonic.

Para viteve '90 Kasem Hallulli e nisi artin e tij së bashku me mjeshtrin e instrumenteve Ramazan Gurra dhe instrumentistë të njohur asokohe nëpër dasma,koncerte dhe mbrëmje artistike. Pastaj e vijoi spektaklin qytetar dhe festën në lokalin e natës pranë Bashkisë së Tiranës, ku krijoi një skenë ku performonte me orkestrën e miqve të tij deri në mëngjes serenata dhe këngë të rajonit. Në fillim vitet e demokracisë, Kasem Hallulli u promovua zyrtarisht si vlerë kombtare në Radio Tirana nga gazetarja Valdete Antoni e cila pas emisjonit live si profil dedikuar për artistin, regjistroi premierë në Fonotekën e Radios tre nga këngët më përfaqësuese të repertorit të këngtarit tiranas. Pastaj me zgjimin e interesit mediatik në TVSH u regjistruan dhe disa këngë e koncerte të tij. Bashkpunoi me artistet e njohura të traditës si Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi dhe muzikën e lehtë Ema Qazimi. Karriera e tij muzikore rezonoi tek publiku dhe u vlersua nga kolegët, media dhe studjuesit e muzikës. Mënyra unike e interpretimit të folkut duke i vajtuar e ledhatuar fjalët e këngëve ose nkuar si shprehet në dialektin tiranas, ngjyra dhe kthjelltësia e zërit si dhe pasioni drithërues i shprehur me tingujt e kitarës akustike ishte një nga veçoritë si interpret. Këto këngë burimore të harruara drejt fshirjes, Kasemi i rijetëzoi pasi i gjurmoi, mblodhi në popull si një etnomuzikolog nëpër fshatrat e rajonit të Tiranës, Durrësit apo Elbasanit nëpër familjet e njohura të këngëtarëve të moshuar popullor.

Në vitin 1995, Kasem Hallulli publikon albumin e tij te pare "Kasem Hallulli (Vol.1)" me ekskluzivitetin e shtepise disografike FUGA.

Në vitin 1996, Kasem Hallulli publikon albumin e dyte muzikor "C`i Ra Zjermi, C`i Dul Tymi (Kenge E Betit)" nen ekskluzivitetin e shtepise diskografike Euro Star.

Per nostalgjine e tironsave shtepite diskografike Super Star dhe Super Sonic nxorren ne treg dy albume te tjera me kenge te cilat Hallulli i kishte kenduar neper vite. Edhe pse tani Hallulli nuk jeton me, zeri i tij i qete por kumbues do te mbetet gjjithmone nje perrle e cmuar ne muziken Tironse.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Eliosshuli  




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019