TEKSTESHQIP

Kasem Hallulli
Sillu Sillu Bot E Vjeter
Lyrics

Sillu sillu, bot’ e vjetër
e ka beku Perënia
ka nji Zot’ e s’bohet tjetër
e beson gjith’ njerëzia!

Kam mot’ mot’ e disa muj-e
qi kena pasë, miqësi të ranë-e
do t’i kallzoj gjithësekuje
vet’ ke hike
e un s’t'kom lane!

Miku jot’ zinë ta run-e
askërkun’ mos të boj keq-e
m’shif me sy, s’e s’jam i huje-e
jarabi ty t’morsha t’keqen-e!

T’morsha t’keqen, dhe gjynofet
për mas teje un s’du të vdes-e
copa, copa un’ do të bohem
kurrë prej teje un dor’ nuk heq-e.

Tridhet’ dit’ e ramazanit
as kom hongër as kom pi-e
kur t’vinë dita e Beromit
ne të dyve na bon rezile.