>
BIOSHQIP

Kastriot Tusha: Del Në Dritë Një Vepër Me Përmasa Kombëtare

22-11-2012
Kur më thanë se do jem pjesë e kësaj kënge e ndjeva veten të lumturuar. Kushdo që do ta dëgjojë këtë këngë do të ketë po ato emocione si ne, se vetë titulli i këngës e shpreh shumë qartë mesazhin. "Në një flamur të pandarë"? ka për brenda atë pjesë të historisë që Europa i ka borxh tokës arbërore. Ideuesit e kësaj këngë poeti Agim DoCi dhe kompozitori Edmond Zhulali, në bashkëpunim me njeri-tjetrin po nxjerrin në dritë një vepër me përmasa kombëtare që ndoshta do të kthehet në një himn të dyë. Titulli, vargjet, muzika, pjesëmarrja e disa këngëarëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë e bëjnë këtë këngë një monument të ri në ditën e madhe të Pavarësisë. është hera e parë që realizohet në këtë mënyrë një kompozim kënge, ku marrin pjesë 5 këngëtarë. Të gjithë të veCantë, me zëra krejt karakteristikë që i përkasin të gjithë trevave nga jugu në veri nga lindja në perëndim. Si risi do të thosha është dhe zëri karakteristik i Enkeljeda Allushit (Arifi) e cila përfaqëson krahinën e Camërisë. Ishte një gjetje kjo e kompozitorit dhe poetit, pasi kjo vajzë ka një zë karakteristik Cam dhe dihen tashmë këngët e saj të bujshme për Cmërinë martire. Kënga shpreh qartë atë dëshirë, etje, kërkesë të të gjithë bashkëkombësve tanë, për të qenë nën njëflamur, në«n flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit. Kënga e shpreh qartë mesazhin një mesazh që vjen nga thellësia e shekujve për tu bërë realitet në kohët moderne.
(Telegraf)

Kastriot Tusha: Del Në Dritë Një Vepër Me Përmasa Kombëtare