>
BIOSHQIP

Kastro Zizo: Vajza Do E Ketë Emrin Era

29-02-2012
Kane ngelur edhe dy muaj qe ne jete te vije femija i Kastros dhe i Erleta Hotit. Lidhja e tyre fillimisht dukej interesante, per faktin se asnjeri nuk e kishte pranuar publikisht, por me vone dolen ne publik fotot ku cifti kishte kaluar pushimet ne bregdetin shqiptar. Kastro ka kohe qe jeton dhe punon ne Prishtine, ku edhe ka mundur te vjedhe zemren e Erletes. Vajza e njohur e ekranit kosovar pritet qe edhe dy muaj te sjelle ne jete engjellin e saj te pare, qe eshte i gjinise femer. Gjinine e bebes e beri publike i ati, Kastro, permes nje statusi ku shkruante: ‘'Behem me vajze, me princeshen e jetes sime. Ne fakt behem me dy princesha. JU DUA'', thuhet ne komentin e shkruar nga Kastro, ku me pas shume personalitete te njohura te ekranit kane pasur mundesine ta urojne ciftin per femijen, mes tyre Eliza Hoxha, Shota Baraliu, Olta Gixhari e shume te tjere. ‘'Asnjeri nuk e ka idene me te vogel se sa ju dua ju. Te dua Erleta me princeshen brenda, ju kam jete'', thuhet me tej ne komentin tjeter. Po si do e kete emrin vajza, e cila pritet qe se shpejti te vije ne jete? Nga burimet tona mesojme se vajza qe do linde Erleta, do te mbaj emrin Era, nje emer tashme i pranuar edhe nga Kastro. Deri me tani, Erleta nuk ka publikuar as edhe ndonje foto ne te cilen shihet si shtatzene. Ndaj pritet te shohim ate pas lindjes se cfare fiziku do te kete, pasi gjithmone eshte shquar si femer me linja shume te bukura trupore.
(panorama plus)

Kastro Zizo: Vajza Do E Ketë Emrin Era