>
BIOSHQIP

Kastro Zizo Martohet Me Erleten Ne Fshehtesi Te Plote

22-04-2012
Ne nje fshehtesi te plote dhe pa prani mediatike eshte kurorezuar cifti i njohur Erleta Hoti dhe Kastro Zizo, duke ndryshuar statusin e tyre edhe ne facebook nga "ne nje lidhje" ne "te martuar". Martesa e tyre eshte bere ne nje ceremoni shume te thjeshte ne prani vetem te familjareve, pikerisht per faktin se vajza qe eshte ne ardhje duhet te marre mbiemrin e te atit. Vajza e veprimtarit te njohur shqiptar Ukshin Hoti i ka dhene fund beqarise pasi eshte martuar me kengetarin dhe aktorin e njohur Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe eshte ne pritje te ardhjes ne jete te vajzes se pare, te cilen do e pagezojne me emrin Era. Nderkohe, vajza e njohur e ekranit kosovar ka publikuar edhe fotot e para si shtatzene ne muajin e fundit, duke treguar se ka blere edhe rrobat e reja, pasi per shkak te linjave te trupit nuk ka mundur te veshe asgje nga ato qe ka.
(panorama plus)

Kastro Zizo Martohet Me Erleten Ne Fshehtesi Te Plote