>
BIOSHQIP

Kastro Zizo: Ardhja Ne Jete E Nias Nuk E Ka Ndryshuar Raportin Me Tim Bir

14-07-2012
Kastro Zizo ka vetem pak jave qe eshte bere babai i nje vajze. Nia, eshte femija e dyte i kengetarit qe ka ardhur ne jete nga martesa e tij e dyte me Erleta Hotin, prezantuesen kosovare. Jeta e Kastros tashme eshte e ndare mes Prishtines dhe Tiranes, edhe pse kohen me te madhe e kalon ne Prishtine ku edhe punon si drejtor ne nje kompani mediatike. Kastro rrefen ne kete interviste marredhenien e tij me Erleten dhe Nian, por edhe me djalin e tij, Dankan. Sipas tij, asgje nuk mund ta ndryshoje dashurine e tij per djalin. "Ai eshte fryma ime", shprehet kengetari teksa me tej tregon edhe raportet e tij me koleget por edhe rivalet. "Pjesa me e madhe jane plehra….dhe nga ato te llojit me te keq! Miq kam pak. Edhe ne jete jam munduar t'u rri larg plehrave, megjithese gjithmone me kane shoqeruar ne jete ne cdo sekonde", perfundon ai.

Kastro, si ka ndryshuar jeta juaj pas lindjes se Nias?

Ka ndryshuar shume, sepse impenjimi eshte mjaft i madh dhe te gjitha planet qe kisha rane ne toke nga perkujdesi qe i duhet asaj…

Sa kohe ne dite harxhon me vajzen e sapolindur?

Te tregohem i sinqerte, shume ore ne dite i dedikohen Nias. Jeta jone tashme i eshte dedikuar vetem asaj si qenie.

Kush i perkushtohet asaj me shume, ti apo Erleta?

Te dy jemi ndare ne nje front lufte (qesh). Te merresh me nje femije ne ditet e sotme kerkon te jesh i diplomuar ne femijologji. Te dy mundohemi qe asaj te mos i mungoje asnje gje dhe te ndihet e vleresuar per te pakesuar qarjet e moshes!

Si e ka ndryshuar ardhja ne jete e Nias marredhenien tuaj ne cift?

Ne fakt, gjithmone ardhja e femijes ne nje cift ose e patetizon, ose e kthen marredhenien ne nje rutine bashkeshortore qe ne asnjehere nuk e kemi dashur. Fakt eshte qe ne fillim ishte pak e veshtire per te dy ta konceptonim veten prinder duke qene shume larg ketij koncepti. Por sic duket, njeriu e paska thelle ne shpirt te krijoje e te rrise nje femije. Raporti yne piqet cdo dite. Frika me e madhe e imja eshte qe te mos kalbet nga dielli i forte!

Erleta qendron ne Prishtine, kurse ju ne Tirane. Keni menduar se ku do te jetoni perfundimisht?

Jo. Une jam drejtor ne nje kompani mediatike ne Prishtine…Keshtu qe ne asnje moment nuk kemi qene larg njeri-tjetrit. Edhe kur une jam i detyruar per pune apo qejf te vij ne Tirane, ajo eshte gjithmone nje bashkudhetare e imja.

A do ta braktisje perfundimisht Tiranen per te ndenjur me dy femrat e jetes tende, ti quajme keshtu?

Jo. Tirana eshte qyteti im. Megjithese une nuk ndihem banor i asnje qyteti ne bote. Ne fakt kete bote qe jetojme, e urrej dhe te ishte per mua, i prisja fytin pjeses me te madhe te njerezve qe jetojne. Keshtu qe si Prishtina, Tirana apo ku di une, eshte njelloj per mua. Ku ka me shume injorance e ku me pak. Vajtja ime ne Prishtine, pervec te tjerave ka pasur si qellim dhe pastrimin e injorances njerezore.

Djali mesa dime, eshte rritur dhe i kupton gjerat. Si e ka perjetuar ai faktin qe eshte bere me nje moter?

Ne fakt, ne fillim ishte pak i habitur dhe konfuz per te gjithen kete, por me kalimin e diteve thjesht intrigohej nga fakti qe eshte bere me moter dhe mezi po pret qe te takohet me te. Femijet ne keto dite nuk jane si ata te gjenerates sime. Jetojme ne nje bote te lire dhe mund te vendosim cdo gje per veten tone ne jete.

A ka ndryshuar raporti juaj me djalin pas kesaj?

Djali ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone drita e syve te mi. Nuk eshte ardhja ne jete e Nias qe do te me largoje nga ai. Nese jam ndricuar vetem nga nje sy pas ardhjes ne jete te Nias, tashme shoh nga te dy syte…Dankan eshte fryma ime.

A behet xheloz per dashurine tuaj?

Per cilen dashuri?! Nuk behet xheloz, sepse e di rolin e tij qe ka ne jeten time. E di qe eshte primar!

Sa e veshtire eshte t'i trajtosh njelloj, kur ne fakt kohen me te madhe duhet ta kalosh vetem me njerin prej tyre?

Fiziku apo pjesa objektive e ketij realiteti qe ne jetojme eshte ne fakt thjesht finalizimi i nje ndjenje apo ndjesie qe ne kemi kundrejt njerezve te tjere. Largesia vetem na e shton mallin dhe dashurine per njeri-tjetrin. Ne vetem keto kohe jemi shkeputur pak, sepse gjithmone ai ka qene prane meje. Gjerat kalojne dhe evoluohen per mire.

Thone qe lidhja e babait me vajzen eshte gjithmone me e forte. A eshte edhe per ju keshtu?

Nia eshte nje femije qe ka treguar ndryshim nga femijet e tjere qe ne ditet e para te jetes. Lidhja eshte realisht e forte, por nuk mund te bej dallime midis vajzes dhe djalit. Une si natyre jam pak neglizhent dhe mosperfilles kundrejt shume gjerave ne jete dhe raporti qe kam me te eshte si nje baba me vajzen e tij.

Kthehemi pak tek vera qe sapo ka nisur. Cilat do te jene projektet tuaja muzikore?

Sapo kam mbaruar xhirimet e kenges "Manaferra", nje bashkepunim midis Gold Ag dhe Andi Randobrava. Nje kenge me motive folklorike, qe mendojme se do te jete nje bum i vertete ne treg. Meqenese tregut medioker i pelqen ky zhaner idiot do te guxoja une, bashke me mua me idiot qe ia kultivon nje kenge te tille… Ka rendesi pjesemarrja (qesh).

Keni kohe pa lancuar nje klip te ri. Perse kjo pauze?

Pauza ka ardhur per shume arsye, por ne fakt me erdhen njerezit aq shume ne maje te hundes saqe nuk po mundja me t'i duroja dhe thjesht u terhoqa. Por rikthimin do ta kem si Vezuvi ne Itali…

Cfare raportesh keni me konkurrentet tuaj?

Kush eshte konkurrent!!!! Cfare RAPORTI!!!! Frymoret jane patetike. Keta te vdekshmit, normale!

Ke me shume miq apo armiq nder kolege?

S'e di! Pjesa me e madhe jane plehra…dhe nga ato te llojit me te keq! Miq kam pak. Edhe ne jete jam munduar t'u rri larg plehrave, megjithese gjithmone me kane shoqeruar ne jete ne cdo sekonde.

Ka pasur ndonje rast kur zenkat profesionale kane degraduar ndoshta ne perplasje fizike?

Po ka pasur dhe kesi rastesh. Une kam nje parim me te thjeshte; mos perdor duar kur ke arme!

Mendon se ka nje kohe te caktuar kur ti do ta lesh muziken dhe do merresh me dicka tjeter?

Muzika per mua eshte sikur une pi birra. Se e le apo jo, pak rendesi ka. E cuditshme eshte qe cdo idiotesi qe une kompozoj apo nxjerr ne treg pelqehet!!hahaha..Njerezit jane te cuditshem!
(jonida hitoveizi/mapo)

Kastro Zizo: Ardhja Ne Jete E Nias Nuk E Ka Ndryshuar Raportin Me Tim Bir