>
BIOSHQIP

Edhe Kastro Ne Pistën E “Dancing With The Stars”

01-10-2013
Kastro Zizo do të jetë një nga personazhet e njohur që do t’i bashkohen pistës së yjeve në kërcim. Prej kohësh lajmi se ai do të ishte pjesëmarrës në spektaklin “Dancing With the Stars” qarkullonte si thashethem, por së fundmi ka qenë vetë Kastro që e ka pranuar këtë në rrjetin social Facebook, me anë të një statusi. Kastro aktualisht veç angazhimeve të tjera, është ideatori dhe krijuesi i emsionit “Kasketa” në “A1 Report”, i cili në fokus ka personazhet e njohur jashtë “perfeksionit” të skenës, pushtetit apo televizionit duke i sjellë në një dimension më real dhe të zakonshëm. Të shohim si do t’ia dalë Kastro në kërcim!
(shqiptarja)

Edhe Kastro Ne Pistën E “Dancing With The Stars”