>
BIOSHQIP

Kastro Zizo Flet Për Fëmijët Dankan Dhe Nia

13-09-2014
Baba i përkushtuar apo jo, Kastro Zizo tregon atë që ndjen për fëmijët e tij me anë të një kënge me titull "Papalove".

Dankan dhe Nia janë emrat më të dashur për të dhe emra që i shkojnë shumë vargjeve të një kënge. I martuar dhe i divorcuar dy herë, Kastro pranon që nuk është babai perfekt por që ka shumë dashuri për djalin dhe vajzën e tij dhe vendosi tu bënte një këngë si dhuratë.

I pyetur nëse nënat e fëmijëve të tij e kanë dëgjuar tekstin e këngës, Kastro thotë se nuk i intereson shumë kjo më teper ka rëndësi ta dëgjojnë fëmijët. Eshtë hera e parë që Kastro shprehet me anë të këngës përsa i përket familjes.
(Indeksonline)

Kastro Zizo Flet Për Fëmijët Dankan Dhe Nia