TEKSTESHQIP

Kay Row
N'perditshmeri
Lyrics
(Feat. Saggi)

Kay Row [werse 1] :

Ae ke pa kur deshton, kthehesh e provon
Vetes i beson, e kerkon nuk e ngon
Fake kur aktron, t'sho si n'kinema
sene t'mira s'ka, negativi e shkatrron qdo gja
e liroj shpirtin , me pa veten qysh dokna
ndryshe mdoket bota, jeta zgjat pak sekonda
Qdo sekond qe ec, e merr me veti Historia
Ato ma nuk kthehen, mesin n'Kujtime t'Mia
E verteta o rren, e rrena e vertet
fjala o shigjet, hiperbolla vij e drejt
Qdo dit tripi njejt, ku presioni bjen mi mu
Bjen depresion, e ki shancen me aktru
Kuj mi besu, kur edhe vllau fol mas shpine
E shoku me ta ngul, kto jan gjana shum intime
Njeri besushum veq vetja, tjert jon interesi
Jeta osht si anderr, a thu a m'qel mengjesi

ref 2x:

e kqyri t'keqin n'sy..t'keqen me ja kthy
amo nuk um len ndergjegjia..me e lpi,qa te pshty
se nuk bi,n'qat nivel..tjetrin mas shpine me sha
se nuk kom qef mi bo dikuj..qa nuk kom qef dikush mem bo

Saggi [werse 2] :

i sforcum prej t'keqes..i lodhun me vetveten
pa forc me vazhdu jeten..amo sdu me jetu vdekjen
i sulmum prej problemev..mburoj e kom shpresen
luftoj per ekzistencen..kur rrezikoj jetesen
i helmum prej mllefit..i lendum prej rrethit
kur sho egon e tjetrit..s'lypi ndihm,pos vetit
si siren larg detit..n'mes tem,nihna i huj
rri statik si statuj..kur di qe s'ecet n'uj
jetoj ku ska sistem..insoni aktron si gjoja
jom lojtar n'at aren..ku mungon vet loja
s'ndryshon trajektorja..prap njojt sillet bota
jeta osht qekiq..qe njerzt i trajton si gozhda
kur bohna optimist..i sherbej imagjinates
sod burri i fjales..ndrron ftyr mrena nates
n'mesin e armiqve..sod edhe miku bon pjes
tu ik,mos mu pre n'thik..te i jemi prehna n'bes

ref 2x:

e kqyri t'keqin n'sy..t'keqen me ja kthy
amo nuk um len ndergjegjia..me e lpi,qa te pshty
se nuk bi,n'qat nivel..tjetrin mas shpine me sha
se nuk kom qef mi bo dikuj..qa nuk kom qef dikush mem bo

Kay Row [werse 3] :

Noshta qe sjom qasi tipi, se kqyri interesin
Krejt dojn me ma sha nanen "qysh je a je mir" ku mvesin
e kur njerzt men m'shesin, kerkush se han foren
Qa o keq o keq, qka o mir zgatja doren
I kom pas met shum n'Pare, po jo mi bo pej repit
Pse skom bo kang me repera u kon forja e respektit
rritet niveli gjepit, po per to po pik djersa
Nderi osht shum i madh nuk pershkruhet me 2 versa
jetojm me ni rreth, ku tmiren sna do kush
Dostat t'qesin n'dell qat moment qet nxojn ngusht
Ka se pret vjen tradhtia, kerkush sna do tmiren
Njanen an ta man krahin, e n'tjetren ta therr shpinen
Shpesh dut me perdor forcen, tjert me ta dit tuten
Urrejtjen e kan n'zemer edhe kur shiten qe luten
Per ata qe se kuptojn - shkurt: Besoje veq veten
Se krejt ta kthejn shpinen, kur pa lek ta she kuleten

ref 2x:

e kqyri t'keqin n'sy..t'keqen me ja kthy
amo nuk um len ndergjegjia..me e lpi,qa te pshty
se nuk bi,n'qat nivel..tjetrin mas shpine me sha
se nuk kom qef mi bo dikuj..qa nuk kom qef dikush mem bo

DËRGOI: