>
BIOSHQIP

Kejsi Tola: Asnjëherë Nuk Do Ta Ndaj Muzikën Klasike Nga Ajo E Lehtë

20-07-2013
Te gjithe e njohim si kengetare te muzikes se lehte shqiptare, e cila eshte ngjitur edhe ne skenat boterore duke perfaqesuar Shqiperine. Kjo eshte Kejsi Tola, kengetarja qe eshte diplomuar kete vit ne Akademine e Arteve per kanto. Para pak ditesh ajo ka bere edhe performancen e saj te pare si soprano, dhe pikerisht kete eksperience te saj te pare e ndan edhe me lexuesin e gazetes “Koha Jone”, ne nje interviste te dhene per suplementin “Summer Time”. Mes te tjerash ajo thote se asnjehere nuk do te mund te ndaje keto dy zhanre muzikore nga njera-tjetra dhe se ne fillim te sezonin tjeter do te sjelle edhe projekte te reja per te gjithe fansat e saj te muzikes se lehte.
kejsitola
Sapo keni interpretuar ne nje koncert me arie te ndryshme operistike, na flisni pak me shume ne lidhje me kete eksperience…

Ne te vertete ishte nje koncert i ndertuar mizanskenat dhe me arie nga personazhe te operave te ndryshme. Une studioj ne Akademine e Arteve per kanto dhe kete vit mbylla diplomen e vitit te trete. Kam nisur studimet per kete dege qe ne vitin e pare te shkolles se mesme edhe pse keto tre vite te Akademise i kam dhene asaj me shume perparesi si dhe mendova se ishte momenti i duhur, kur une duhej te provoja veten dhe te shihja se cfare isha e afte te jepja ne skenen e muzikes klasike, pasi nuk eshte e njejta gje me ate te muzikes se lehte.

Ishte kjo eksperienca juaj e pare, u ndjete me shume e trembur apo e preokupuar per ate qe do te interpretonit?

Isha shume e emocionuar mund te them me shume se asnjehere edhe pse mund te duket e cuditshme. Ndonjehere cuditesha me veten por ishte nje prove e pare te cilen duhej ta kaloja me sukses, pasi perballesha me nje skene dhe nje publik sigurisht artdashes, por fansa te nje tjetri zhaner muzikor kete here.

Pas kesaj eksperience, mendoni se dashuroni me shume muziken klasike apo ate te lehte?

Nuk mund te jap konkluzione per kete pyetje, pasi eshte e njejta gje si t’i thuash nje prindi cilin nga femijet do me shume, apo mund te vecoje nga te tjeret, por secila prej tyre ka magjine e vet kur iu jep rendesin e duhur.

Nuk jeni kengetarja e pare qe studioni per kanto dhe levroni zhanrin e muzikes se lehte, cfare mendoni se keni me shume ju kengetaret qe mbaroni studimet pikerisht ne kete dege?

Muzika klasike eshte baza e te kenduarit dhe kjo mendoj se na jep avantazh, Pikerisht fakti qe e studiojme me detaje dhe ne menyre profesionale menyren e te kenduarit, frymemarrjen, aparatin jemi me te vetedijshem ndonjehere per ate qe bejme dhe ky mund te them se eshte nje avantazh.

Duke qene se jeni ngjitur ne skene shume e vogel, njerezit ju kujtojne gjithmone te tille, por ne te vertete sa vjec eshte Kejsi dhe si rrjedh jeta e saj sot?

Une jam 21 vjece dhe sic ju thash edhe pak me pare sapo kam mbaruar vitin e trete ne Akademine e Arteve. Pervec shkolles, ashtu sic mund te me kene pare shume nga lexuesit tuaj, nje nga gjerat qe e bej perseri me shume dashuri jane performancat live, gjate fundjavave apo edhe pjesemarrjet ne festivale te ndryshme, ne kete menyre jam munduar te jem me prane publikut, duke iu dhuruar emocione besoj, por edhe duke marre prej tyre shume sadisfaksion, nje nga arsyet qe me ben te them se nuk do te ndaloj kurre se kenduari.

E kishit te veshtire qe te ngjiteshit ne skene kete here edhe me kengetare te tjere, duke qene se ju jeni pothuajse gjithmone vetem para publikut?

Jo, kjo ishte nje nga lehtesirat e kesaj performance te pare, pasi kisha perkrahjen e shokeve te mi te klases me te cilet ndava si emocionet ashtu edhe pergjegjesite.

Çfare pergatitje fizike kerkon nje rol ne nje opera, i cili zgjat shume me teper se sa 4 minutat qe zgjat nje kenge e muzikes se lehte?

Kjo eshte nje nga arsyet qe e ben muziken klasike te mos jete e lehte. Pervecse nje regjimi te mire, sidomos perpara shfaqjeve derisa te arrish aty, muzika klasike kerkon nje parapergatitje disa vjecare perpara se te jesh gati te jesh i afte ta kendosh ate si duhet.

A ju kane ardhur oferta te tjera ne lidhje me rolet ne ndonje projekt te ri operistik?

Une jam akoma studente megjithese mbarova tre vite akademike. Kam edhe dy vite te tjera studimesh, te cilat do te me ndihmojne te perfeksionohem edhe me shume e qe jane te domosdoshme per formimin tim profesional. Por do te mundohem qe te jem prezent edhe ne aktivitete si ky i fundit pasi me duhet akoma eksperience per te marre persiper nje rol te madh.

Te interpretosh ne nje opera duhet te jesh edhe pak aktore, ju si ia dolet?

Kjo eshte nje nga pjeset me te rendesishme te interpretimit klasik. Ne kemi bere ne vitin e dyte mjeshtri aktori si dhe kete vit, klasen e operes me profesor Nikolin Gurakuqin, i cili ishte edhe ideatori dhe drejtuesi artistik i ketij koncerti me arie nga opera te ndryshme, me mizanskena te shkurtra dhe te vogla. Kjo eshte nje nga pjeset qe ta veshtireson pak punen, por qe opera nuk do te kishte kuptim pa interpretimin dhe perjetimin personal te kengetarit, sikur te ishte vertet personazhi qe po interpreton, pasi ai ne ato 2 ore eshte personazhi.

Stina e veres eshte nje stine e prurjeve ne muziken e lehte, a do te kemi ndonje projekt tuajin ne lidhje me muziken e lehte?

Kam qene shume e ngarkuar me shkollen, per vete faktin se kete vit mbroja diplomen, dhe besoj se ne shtator, d.m.th ne fillimin e sezonit tjeter do te perfundoj nje projekt qe e kam nisur disi.

A ka ndonje rol qe e keni enderr ta interpretoni?

Ka shume role te bukura te cilat do te doja t’i interpretoja per mos thene qe te gjitha rolet kane magjine dhe bukurine e tyre, keshtu qe nuk mund t’i vendos gishtin askujt. Ndoshta kur t’i kendoj do te kem nje te preferuarin tim, por tani dua t’i provoj te gjitha.

Si do te jete kjo vere per ju, e ngjeshur me angazhime apo do te pushoni me shume?

Do te jete e alternuar edhe me disa dite pushime por sigurisht qe do te kete edhe dite pune.

Po per pushimet keni menduar?

Ende nuk kam menduar per nje vend te sakte, por e kam vendosur qe kete vit do t’i kaloj pushimet ne Jug dhe nuk do te leviz jashte Shqiperise.

Rockeri i njohur flet per kengen e fundit, cmimin e pare ne “Netet e Klipit shqiptar”, mesazhet e kengeve te tij, si dhe per projektet ne vazhdim. Yllka Selita
(Lajme Vip)

Kejsi Tola: Asnjëherë Nuk Do Ta Ndaj Muzikën Klasike Nga Ajo E Lehtë