Më mbaj mend (për 1 muaj)

Keler Sufja

Keler Sufja
  • Vendlindja:
  • Lezhe 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
Këndon kryesisht: pop

Keler Sufja është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. AUTOBIOGRAFI:
Qe ne femijeri e ne shkolle fillore jam marre me muzike ne aktivitetet shkollore ku jo vetem qe spikasja si kengetari solist me i mire i shkolles e qytetit por drejtuesit e aktiviteteve te ndryshme vune ne pah edhe aftesine time ne te prezantuar. Gjate 8-vjecares kendoja e prezantoja pothuajse te gjitha aktivitetet shkollore. Me vone ne 2003 bashke me disa nga miqt e mi me te mire formuam grupin LRC qe per periudhen ishin nder te pakta grupe ne shqiperi qe levronin muzike te mirefillte te kultures hip-hop ne zhanrin rap dhe rnb. Gjate periudhes 2003-2012 bashke me grupin pothuajse kemi marre pjese ne te gjitha aktivitetet me te rendesishme te muzikes shqiptare, ku padiskutim bie ne sy menjehere pjesarrja ne top fest 1 ku kurorezohemi edhe me çmimin "best hip hop".Me vone pjesemarres gati ne te gjitha edicionet Top Fest duke u ndjere si ne "shtepine tone", me vone vijuan pjesemarrje te suksesshme ne "kenga magjike" e duke perfunduar me publikimin e disa videoklipeve ne tregun muzikor shqiptare.Gjate kesaj periudhe arrij te perfundoj me sukses studimet per drejtesi duke rene ne sy per mendimin e ndryshem e kritik mbi tematika te gjera. Njekohesisht gjate kesaj periudhe jam angazhuar me disa projekte artistike te rendesishme per mua sic ishte radio dhe televizioni per nje periudhe 2-3 vjeçare ku ne pjesen me te madhe u perfshiva ne idejimin e prezantimin e emisioneve ne baze te se cilave ishte muzika. Nuk rri dot pa permendur qe magjia e radios me perfshiu 4-ciperisht te gjithe qenien time duke me bere edhe sot te ndihem i dashuruar pas saj. Nje nga te paktat gjera qe reallisht me mungon (kush eshte marre me radio e di per çfare po flas). Me pas kisha nje periudhe pause te vogel reflektimi e rivleresimi te gjithckaje çka me solli ne konkluzionin qe duhej te merrja pjese ne nje event prestigjoz per ti shfaqur pjeses time kritike por edhe publikut aftesite edhe zerin tim qe deri atehere pak ishte vene re (per shkak edhe te rrymes te cilen zhvillonim me grupin). Ishte nje deshire e imja e vjeter qe nuk ishte shuar asnjehere brenda meje perkundrazi ne momentin qe vendosa te marr pjese ne The Voice of Albania,kuptova sesa e gjalle dhe e madhe ishte deshira ime per te kenduar, prezantuar per te qene ne skene e per te pase vemendjen e te gjitheve, ishte e eshte si oksigjen per mua. The Voice jo vetem qe tejkaloi parashikimet e mia por i mbushi mendjen edhe pjeses time kritike qe mund ta bej kete "pune" edhe se pasioni im i madh ka pasur baza te forta per te vazhduar e per te mos u ndalur per asnje moment se enderruari e deshiruari ate qe une di te bej me mire. Fale The Voice (eksperience qe jua keshilloj te gjitheve) une dale ngadale po realizoj nje nga endrrat e mia me te medha, ate te prezantuarit ndoshta eventin me te rendesishem muzikor te vitit ne Shqiperi Top Fest, çka me ben te ndihem i privilegjuar dhe ne te njejten kohe me plot pergjegjesi mbi shpatulla, pergjegjesi qe nuk ma veshtireson aspak punen perkundrazi mi zbukuron ndjesite pozitive qe kam krijuar deri tani per gjithcka qe sillet rreth meje.

Në vitin 2012, Keler Sufja merr pjesë në The Voice Of Albania 2.

Në Nëntor 2013, Keler Sufja merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Frymemarrje".

Në Qershor 2014, Keler Sufja merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 me këngën "Frymemarrje".

Në Maj 2014, Keler merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Naten Dite".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Pjesëmarrës në

The Voice Of Albania


Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 0