>
BIOSHQIP

Viti 2015, “Boom” Në Karrierën E Kelit

21-03-2016
Këngëtari KELI, i njohur tashmë për hitet e tij, duket se është kthyer në një ikonë të vërtetë të muzikës shqiptare. Viti që lamë pas na e vërteton më së miri këtë gjë. KELI e nisi vitin 2015 me publikimin e këngës "Loçka, Shpirti, Zemra", e cila shumë shpejt u shndërrua në një megahit të vërtetë. Vetem 1 muaj më vonë, KELI solli këngën "Bella Bella", e cila korri suksese të padiskutueshme, duke u bërë një superhit i vërtetë. Pa kaluar shume kohë, KELI solli hitin e verës "Kukulla", bashkë me albumin e titulluar me të njejtin emër. E ndoshta me nxjerrjen në treg të këtij albumi, të gjithë menduam se KELI e mbylli këtu vitin 2015, por KELI nuk u mjaftua me kaq. Ai vazhdoi me publikimin e këngëve të tjera që gjithashtu ishin nga më të pëlqyerat. Vlen të përmendet edhe angazhimi i madh i këngëtarit nëpër dasma e mbrëmje festive live në mbarë Diasporën, të cilat këtë vit kanë qënë të panumërta. E si mund të ndodhte ndryshe kur të gjithë e dimë se KELI është një këngëtar shumë i kërkuar. Ky vit pa frikë mund të quhet boom-i në karrierën e KELIT.
(TeksteShqip)

Viti 2015, “Boom” Në Karrierën E Kelit