Pallati i Kongreseve, TIRANE
Prezantuesit: Ardit Gjebrea & Songül Öden
TV: TV Klan
Radio: Radio Klan
Festivali “Kënga Magjike 2011” u mbajt në datat 17, 18 dhe 19 Nëntor në Pallatin e Kongreseve. Artistët pjesëmarrës kaluan në netët gjysmëfinale pas 9 javësh konkurim në fazën e parë të festivalit, ku morën pjesë 54 artistë. Këtë vit, festivali “Kënga Magjike” shënoi edicionin e tij të XIII, në të cilin përveç emrave të njohur e të afirmuar të muzikës mbarëshqiptare nuk munguan artistët e rinj protagonistë, të cilët kanë mundësinë të tregojnë talentin e tyre në këtë festival. Rrymat dhe performancat muzikore kanë qenë të larmishme, ashtu si edhe pjesëmarrja e artistëve. E ftuar speciale e këtij edicioni dhe bashkëprezantuese e shoë- man-it Ardit Gjebrea, natën e tretë të festivalit, ka qenë aktorja e njohur turke Songül Öden. Votat e artistëve pjesëmarrës kanë shpallur fitues të festivalit “Kënga Magjike 2011”, kantautorin Redon Makashi.
Jon Music & TVKLAN
Edicioni i 13-te
Datat: 17-18-19 Nentor 2011
LIVE nga Pallati i Kongreseve, ora: 20:00
Nen prezantimin e Ardit Gjebrea & Songul Oden
56 kenge konkurruese ne edicionit te 13-te te festivalit "Kenga Magjike", ndersa 44 prej tyre u perzgjodhen per gjysmefinalet e festivalit.
Gjysmefinalistet e nates se dyte:
1. Adelina Tahiri
2. Agim Poshka & Alex
3. Beatrix Ramosaj
4. Besa Kokedhima
5. Big Basta Angelo
6. Dr. Flori
7. Elia
8. Elita Reci
9. Eranda Libohova & Aldo
10. Erik & Band
11. Erion Beci
12. Graciela Pasha
13. Greta Koci
14. Grifshat
15. Jonida Maliqi
16. Julian Lekocaj
17. Mira Janji & Kastro Zizo
18. Laura Nezha
19. Mili
20. Miranda Hashani & Visar Rexhepi
21. Redon Makashi
22. Rosela Gjylbegu
23 Rozana Radi & MC Kresha
24. Seldi
Çmimet e Nates FINALE:
1. KONTRIBUT NE FESTIVAL - ALBERIE HADERGJONAJ
2. PREZANTIMI SKENIK ME I MIRE - REZARTA SHKURTA
3. BEST BALADE - DEVIS XHERAHU
4. BEST FT. - RONELA HAJATI FT.VISARI
5. ÇMIMI TELEVIZIV - ERA RUSI
6. ÇMIMI DISKOGRAFIK - ROZANA & MC KRESHA
7. MAGJIA E PARE - ADELINA TAHIRI
8. ÇMIMI INTERNET - NOIZY
9. BEST DANCE - ERMAL MAMAQI
10. ÇMIMI ÇESK ZADEJA - JONIDA MALIQI
11. BEST HIP HOP - BIG BASTA & ANGELO
12. ÇMIMI I INTERPRETIMIT - GRETA KOCI
13. KENGA HIT - DR. FLORI
14. ÇMIMI I KRITIKES - BESA
15. BEST LYRICS - ROSELA GJYLBEGU
16. BEST VOKAL - KEJSI TOLA
17. KANTAUTORI ME I MIRE - REDON MAKASHI
18. ÇMIMI JON MUSIC - LEONORA JAKUPI
19. CMIMI AMC - OLTA BOKA
20. ÇMIMI TENDENCE - ERANDA & ALDO
21. KENGA STIL - PIRRO & VEDAT
ÇMIMI I PARE: REDON MAKASHI (GRUPI ARB) – „Me ler te fle“
ÇMIMI I DYTE: PIRRO ÇAKO & VEDAT ADEMI
ÇMIMI I TRETE: BESA
Redon Makashi rrëmben çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike 2011? pas 22 viteve karrierë muzikore. Kënga e tij, “Më lër të fle”, arriti të marrë numrin më të madh të votave.
Në një vlerësim unik, ku të gjithë këngëtarët, në mënyrë të hapur, votuan për njëritjetrin, kënga e Makashit arriti të mblidhte 148 vota më shumë se sa vendi i dytë. Duke kursyer fjalimet e gjata, por duke mos fshehur emocionet, Redon Makashi, gjatë marrjes së trofeut, theksoi se ky çmim ishte vërtet i rëndësishëm dhe një vlerësim i madh për të pas 22 viteve karrierë artistike në skenat shqiptare. Gjatë natës së djeshme finale u ndanë plot 21 çmime të tjera vlerësuese, për kategoritë respektive, ndërsa pas Redon Makashit, çmimi i dytë i festivalit shkoi për bashkëpunimin muzikor mes Pirro Çakos & Vedat Ademit, ndërsa i treti për Besa Kokëdhimën, me hitin “Ti botën ma ndryshove”. Për t’u dhënë fund hamendësimeve apo dyshimeve në lidhje me mënyrën e votimit të këngëtarëve përgjatë gjithë edicioneve të Këngës Magjike, prezantuesi Ardit Gjebrea zgjodhi që këtë herë votimi i konkurrentëve për këngët e preferuara të njëri-tjetrit të bëhej publik e transparent edhe përmes ekranit. Fitorja e Makashit pas 22 vitesh nuk ishte surpriza e vetme e spektaklit të djeshëm. Në të vërtetë, i gjithë show i drejtuar për rreth katër orë me mjeshtëri nga Ardit Gjebrea, ishte i mbushur me surpriza. Mes interesit të përligjur për të mësuar fituesin e çmimit të parë të Edicionit të 13-të të Këngës Magjike, po kaq e ethshme dukej të ishte edhe pritja për protagonisten aq shumë të përfolur të telenovelës “Gymysh”. Aktorja bukuroshe turke, fama e së cilës ka bërë jehonë në shumë prej shtëpive shqiptare, u shfaq përkrah prezantuesit Gjebrea. E prezantuar bashkë me humorin e Agron Llakajt, Songul Oden iu bashkua Ardit Gjebresë dhe deri në fund u bë pjesë e spektaklit, duke prezantuar një pas një të gjithë këngëtarët dhe çmimet. Dhe e gjitha kjo në shqip. Në përpjekjet e saj për të komunikuar herë në gjuhën turke të origjinës e herë në shqip, ajo e përforcoi simpatinë e admiruesve shqiptarë në radhët e spektatorëve të pranishëm në sallë që shpeshherë e ndërprisnin me duartrokitjet e zjarrta. “Jam shumë e lumtur që jam këtu mes jush. U ndjeva si në shtëpinë time dhe ju falënderoj për gjithçka”, u shpreh ajo. Mes spektatorëve të shumtë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve ra në sy prania e personaliteteve VIP, mes tyre: Kryeministri Sali Berisha me zonjën e tij, ministri Aldo Bumçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me bashkëshortet e tyre. Por, me gjithë protagonizmin e artistëve pjesëmarrës dhe surprizave të mbrëmjes, Redon Makashi ishte surpriza e fundit e natës finale të Këngës Magjike 2011, si fitues i çmimit të parë të këtij evenimenti muzikor.
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.