Kënga Magjike 2003
Viti 2003 krijon nje tjeter cift prezantues: Brigitte Nielsen & Ardit Gjebrea. Festivali Magjik fiton vemendjen e te gjitha mediave dhe ne 5 vjetorin e tij, albumi me kenget magjike njeh shitje te permasave gjigande ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Gjermani dhe Zvicer. Supersonic merr ekskluzivitetin e botimit ndersa transmetimi i tij realizohet ne TV Klan, RTV21 dhe Radio NRG. Mes 31 kengeve, fitorja shkon ne Kosove, Ema Bytyci. Per here te pare ne historine televizive shqiptare, formohet nje juri vetem me zonja e zonjusha. Presidente – Aferdita Saracini Kelmendi.
Çmimi i Parë: Ema Bytyçi me këngën "Ku je ti"
Çmimi i Dytë: Aleksandër Gjoka me këngën "Kuturu"
Çmimi i Tretë: Albërie Hadërgjonaj me këngën "Ti nuk je"
16 Çmimet e jurisë në festival
* Çmimi "Alternativ" - "Etno Engjejt"
* Çmimi "Magjia e parë" - Floriana Muça
* Çmimi "Paraqitja skenike" - Jonida Maliqi
* Çmimi e "Kantautorit më të mirë" - Pirro Çako
* Çmimi "Koleksioni magjik" - "The Dreams"
* Çmimi "Çesk Zadeja" - Kujtim Prodani
* Çmimi "Millenium" - Eri dhe grupi i balerinëve hollandeze
* Çmimi i Televizionit 21 - Evis Mula
* Çmimi i Televizionit Klan - Julka
* Çmimi i Videoklipit - Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi
* Çmimi i Producentëve - Fitnete Tuda dhe Ledina Çelo
* Çmimi i "Jon Music" - Fitnete Tuda
* Çmimi Linda Asociation - Ledina Çelo
* Çmimi Diskografik - "Produkt 28"
* Çmimi i Kritikës - Aleksandër Gjoka
* Çmimi i Tingullit - Ema Bytyçi
* Çmimi i Interpretimit - Albërie Hadërgjonaj
* Çmimi i Publikut - "West Side Family"
Magjia e vitit 2003 u shpall Ema Bytyçi. Këngëtarja nga Prishtina ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Pestë " Kënga Magjike".
Me muzikë të Adrian Hilës, kënga "Ku je ti" ka arritur në votimin mes artistëve pikët më të larta, duke lënë në vend të dytë këngëtarin Aleksandër Gjoka me këngën "Kuturu" me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Timo Fllokos. Ky çmim i dytë i fituar nga këngëtari Aleksandër Gjoka, që në këtë garë ka fituar edhe çmimin e kritikës, ka vlerën 300 mijë lekë. Ndërsa, në vendin e tretë, është reditur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila prej vitesh nuk ngjitej në skenën e një festivali. Me muzikë të Adrian Hilës kënga "Ti nuk je" është luhatur dy tre herë, duke dalë në krye të vlerësimeve. Por në fund të leximit të votave, ajo është pozicionuar në vendin e tretë.
Kësisioj ka marrë fund mbrëmë gara e ashpër mes 17 këngëtarëve, të nominuar për natën finale të edicionit të pestë të festivalit "Kënga magjike". 17 të emëruar e kanë vijuar garën e këngës magjike, në spektaklin prej më shumë se 3 orësh. Që të 17 të vlerësuarit me çmime nga juria e këtij festivali, një juri ndryshe nga të gjithë herët e tjera, e gjitha me zonja dhe zonjusha, kanë vijuar garën, duke synuar tre çmimet e mëdha të këtij festivali.
"Etno Engjejt", Floriana Muça, Jonida Maliqi, Pirro Çako, "The Dreams", Kujtim Prodani, Eri, Evis Mula, Julka, Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi, Fitnete Tuda, "Produkt 28", Aleksandër Gjoka, Ema Bytyçi, Ledina Çelo, "West Side Family", ishin të 17 nominantët, që kanë interpretuar edhe njëherë këngët e tyre. Por vetëm Ema Bytyçi, Aleksandër Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj kanë prekur këto maja.
Prezantimi i natës finale është zotëruar nga sharmi i aktores së njohur Brigit Nilsen, e cila ka përshëndetur këtë festival me një këngë hit të saj. Vetë Gjebrea, ka rrëfyer historinë e kësaj kënge hit, sesi Brigit Nilsen kishte vënë një paruke, kishte xhiruar videoklipin, dhe pa e njohur askush, ajo ka mbajtur majat e klasifikimeve për një kohë shumë të gjatë.
I konceptuar si jubile, edicioni i pestë i "Këngës Magjike 2003", ka ngjitur në skenë shumë të ftuar të veçantë si këngëtarët Llambris Liverjatos, Natali Art, Kim Luka,etj.
Një festival, ku për herë të parë, hasen vlera të rralla muzikore, këngë që kanë goditur spektatorin që në interpreitmin e parë, një festival, plot me ritme, me ngjyra dhe alternativë. Ky ishte edicioni i pestë i Këngës Magjike, ku 39 këngëtarë shqiptarë që vinin nga Shqipëria,Kosova, Maqedonia,Hollanda, Gjermania, etj., kanë interpretuar krijimet e tyre, e ku seleksionimi i natës finale ka qenë mjaft I vështirë.
Kënga Magjike 2003 (Tekste & Video)
- 1LuftoNo Trust
- 2I HarruariSajmir Çili
- 3Gjurme Te PerjetshmeValmira Katana
- 4Ejani Ju Ftojme Ne PartyRudi Ft. Stine & XXL
- 5Me DegjoErnis Çili Ft. Albi Dhe Eri
- 6Te Dua TyEvis Mula
- 7Mos Me Mbaj MeriSuela Kalaja
- 8Vertet A IluzionEri
- 9Kerko Me ShumePegi Xhani
- 10E PaharruaraAlb Magji
- 11Arti I Jetes Ne VetmiMimoza Ahmeti
- 12NderroHueida El Saied
- 13Ta Them Kush JeGuximtar Rushani
- 14I Am From TiranaKujtim Prodani
- 15Ti Nuk JeAlbërije Hadërgjonaj(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Timo Flloko, Ork.: Adrian Hila)
- 16Si MuzikaFitnete Tuda
- 17Nese S'me NjehOdeta Katundi
- 18Vetem Per TyUdha E Shkembit
- 19Tash Dhe PerseriJehona Sopi Ft. 02(Ork.: Darko Dimitrov)
- 20Vetem Nje NateJonida Maliqi(Muz.: Alfred Kaçinari)
- 21Të Dua Se Je TiLedina Çelo(Tex.: Pandi Laço, Ork.: Adrian Hila)
- 22Pa TyAurora
- 23SonteJulian Lekocaj
- 24Merrme Te Fundit NateAlketa Vejsiu & Flori(Muz.: Adrian Hila & Flori Mumajesi, Tex.: Flori Mumajesi & Adrian Hila, Ork.: Adrian Hila & Flori Mumajesi)
- 25Te UrrejAurora
- 26DeluzionKlajdi Musabelliu(Muz.: Gjergj Jorgaqi, Tex.: Gjergj Jorgaqi, Ork.: Gramoz Kozeli)
- 27Pran TejeShpat Kasapi
- 28Kujt Ti ThemGjergj Jorgaqi
- 29Ku Je TiEma Bytyqi(Muz.: Adrian Hila, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 30Vetëm Unë E DiMonika & Kristela
- 31Dua Të Të BindThe Dreams(Muz.: Genti Lako, Ork.: Genti Lako)
- 32Per TyFloriana Muca
- 33Unë Ai, Ti, AjoPirro Çako(Muz.: Pirro Çako, Tex.: Teodor Keko, Ork.: Benjamin Constant (AL))
- 34Natë (Shake Shake)Etno Engjujt Ft. Lyrical Son
- 35Te NdjejJulka(Muz.: Andy Gramm, Ork.: Andy Gramm)
- 36TrokasProdukt 28
- 37Hou CikeWest Side Family
- 38KuturuAleksandër Gjoka(Muz.: Pirro Çako)
Komente 1