TEKSTESHQIP
Kënga Magjike 2002
Nisjen e ketij festivali te ri per muziken e lehte shqiptare, Ardit Gjebrea gjithmone e ka lidhur me krijimin e nje mundesie me shume per artistet shqiptare. E kishte provuar vete, disa here, qe te ishte konkurrent ne festivalin tradicional te dhjetorit (po per muziken e lehte shqiptare), ndaj dhe ishte i bindur se ai festival nuk le shume hapesira shprese per nje cmim.

Nisjen e këtij festivali të ri për muzikën e lehtë shqiptare, Ardit Gjebrea gjithmonë e ka lidhur me krijimin e një mundësie më shumë për artistët shqiptarë. E kishte provuar vetë, disa herë, që të ishte konkurrent në festivalin tradicional të dhjetorit (po për muzikën e lehtë shqiptare), ndaj dhe ishte i bindur se ai festival nuk lë shumë hapësira shpresepër një çmim. Tradita e forcuar në vite, i kishte të saktësuara me rregull çmimettre çmime të treta, tre (ose dy) çmime të dyta dhe një çmim të parë. (Me secilën prej këtyre çmimeve fiton shumë pak vlerë materiale). Asgjë më shumë se kaq. E kur këto çmime ndaheshin, pas kuintave të këtij lloj festivali, Gjebrea dëgjonte pakënaqësinë e artistëve pjesëmarrës. Pikërisht, pas atyre kuintave, e në mes të asaj pakënaqësie iu ngrit mendja, që të bënte një festival ndryshe nga ky që mërziste artistët e mëdhenj të artit shqiptar. Pali Kuke ishte i pari që e dëgjoi këtë vendim të tij. E të dy së bashku nisën të ndërtojnë skeletin e "Këngës magjike" brenda të cilit do të synonin që çdo artist pjesëmarrës të ndihet i vlerësuar. Kështu Gjebrea programoi për festivalin e tij shumë e shumë çmimeatë të interpretuesit, atë të "look"-ut, çmimin "Millenium", çmimin "Hit", "Magjinë e parë" e të tjera e të tjera. Ndërsa çmimet e mëdha ishin pjesë më vete. Sigurisht që artistët do të entuziazmoheshin nga gjithë këto çmime. Ishin kaq shumë e në mos njëri nga ato çmime, tjetri do t'u binte në dore. Kështuqë "u turrën" pa më të voglin hezitim për të konkurruar edhe në "Kënga magjike". S'kishin pse të mos turreshin ndërsa emrat që po e ndërtonin atë festival ishin të besueshëm dhe shumë të nderuar në fushën e spektaklit e muzikës. Aq më shumë që gara këtë herë ishte më e thjeshtë se ajo në festivalin tradicional të dhjetorit. Mjaft të dërgoje në CD materialin e ri, mjaft që Ardit Gjebresë t'i pëlqente dhe ja ku u fute në festival. Kështu nisi i pari festival "Kënga magjike". Kështu nisi edhe këtë vit. Të enjten në mbrëmje, Ardit Gjebrea nisi të prezantojë të zgjedhurit e tij të radhës, mes të cilëve këtë herë ka më shumë emra të rinj se herët e tjera. Të enjten në mbrëmje ai nisi sërish garën mes artistëvepër çmimet e shumta që ai u ka vënë në dispozicion. Të enjten në mbrëmje ai ishte si gjithnjë në krye të atij festivali, të cilin vetë e krijoivetëm se mbi kokë nuk kishte më Pali Kuken por regjisoren Vera Grabocka. Edhe këtë herë festivali ka rreth vetes të njëjtën magji-elektrizuese. Spektakli që Grabocka kishte gatuar ka brenda tij të gjithë elementët (duke pasur parasysh edhe ato më elementaret). Festivali ka të njëjtin ritëm gjallërues mbi skenën ku këngëtarët edhe këtë vit po këndojnë jo "live" por me këngën e regjistruar në CD, nga pas. Edhe pse festivali nuk është më në fazat eksperimentale të tij. Por ndoshta orkestra mbi skenën e këtij festivali, do të jetë synimi i vitit të ardhshëm për Gjebrenë dhe Grabockën. E atëherë spektakli-festival "Kënga magjike" do të ketë po atë madhështi që ka në të vërtetë edhe "Dua më shumë Shqipërinë", në të cilin orkestra gjigante nuk mungoi. Përkundrazi, ajo, ishte çelësi i madhështisë së atij spektakli.

E ndërsa këngëtarët e afirmuar vazhdonin të ishin pjesë e Festivalit Kënga Magjike, që nga lindja e tij, gjatë rrugës që ky event kishte nisur bashkoheshin emra dhe zëra të rinj. Artistët po gjenin tempullin e vërtetë të muzikës, ndërsa publiku po kuptonte sërish vlerat e harruara të saj. Ndonëse muzika mbetej kryefjala e një festivali, që po shtrihej tashmë edhe përtej kufijve, elementët e tij spektakolarë po bëheshin përherë e më të fuqishëm. Dhe këtu përfshihej edhe humori, balerinët e prezantuesit. Për të dytin vit radhazi Natalia Estrada vjen në Tiranë. Tashmë e familjarizuar me skenën dhe spektatorin, ajo është në gjendje, jo vetëm të vallëzojë e të thotë fjalë në gjuhën shqipe, por edhe të këndojë në gjuhën tonë. Mes 31 këngëve, juria e kryesuar nga Margarita Kristidhi ka vlerësuar me çmimin e parë këngëtaren Mira Konçi. Regjisore dhe bashkëproducente e festivalit në 3 edicione të tij është Vera Grabocka.
Kënga Magjike 2002 (2002)
  • Kënga Magjike 2002
  • Viti: 2002
  • Pallati I Kongreseve, TIRANE
  • Prezantuesit: Ardit Gjebrea & Natalia Estrada
  • TV: TVA
  • Radio: Radio Rash