TEKSTESHQIP

Kenge Korçare
Për Mëmëdhënë
Lyrics

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra se s’ka me prit!
Të vdesim sot me besa bes’n
Pranë flamurit të kuq q’u ngrit !
Pranë flamurit, pranë flamurit !
Me shpatun çveshur shqipëtarisht
Për dhen’ e Babës edhe të Burrit’
Kemi me vdekur sot burrërisht.
Tym edhe flakë, ujë të valë
Baba Tomorri nxierr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë
Se dita erdhi, koha më s’pret !
E Drini plaku me oshëtima
Mbi Shqiprërinë valët po derdh’,
Toskë edhe Gegë si vetëtima
Armikut bini se dita erdh.
Eja burra malit përpjetë
Duke betuar vdekj’ a liri,
Se s’ka më ëmbël në këtë jetë
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri !
Shpatat gatitni e të përzëjmë
Armikun e egër nga mëmëdheu,
Se afroi dita që t’i dëftejmë,
Që kemi lerë nga Skënderbeu.
Vdekje vëllezër ne të kërkojmë
Se sa në jetë në robëri.
Më mirë një ditë neve të rrojmë
Po zgjedhjen shkundur e në liri.
Poshtë robëria ! Poshtë errësira
Që po përdorin armikët sot !
Njëri me kisha, tjatri xhamira
Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot !