Këngë Për Fëmijë
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  672
Këndon kryesisht: për fëmijë/junior

Këngë Për Fëmijë është përmbledhje këngësh shumë e njohur. "Këngë Për Fëmije" është një rubrike ku përmledhim këngë të kënduara në festivale për fëmijë ose këngë për fëmijë që i kanë rezistuar kohës dhe janë kënduar brez pas brezi. Festivalet e këngës për fëmijë janë shumë të rëndësishëm në jetën artistike dhe në zbulimin e talenteve. Fëmijët kanë nevojë për muzikën e tyre dhe në Tiranë, Shkodër, Prishtinë e kudo, i është dhënë mundësia talenteve të vegjël të këndojnë nëpër Festivale të dedikuar vetëm për ta. Festivalet e këngës për fëmijë që zhvillohen në Shqipëri, ndryshe nga festivalet e këngës për të rritur, duket se kanë më pak probleme. Janë me krijimtari që vlerësohet jo pak, por dhe interpretimi live në skenë sidomos gjatë këtyre 4 viteve të fundit i ka dhënë jo pak rëndësi këtyre aktiviteteve.

Nga Festivalet më të njohur mund të përmendim Festivalin Mbarëkombëtar Për Fëmijë që është zhvilluar për dekada me rradhë në qytetin e Shkodrës. Në këtë Festival kanë marrë pjesë fëmijë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova gjithashtu. Në skenën e këtij festivali, kanë debutuar shumë nga artistet më të njohur të muzikës shqiptare. Edhe PoliFest në Kosovë ka krijuar hapsirën muzikore për fëmijët, krahas konkurrimeve për muziken popullore dhe asaj moderne. U fol shumë për edicionin e parë Junior Fest Albania në vitin 2012, organizuar nga RTSH. Ky festival do ishte e ardhmja e Festivaleve për fëmije në Shqipëri dhe fituesja do na përfaqesonte çdo vit në Junior Eurovision. Pas debutimit jo të sukseshëm të Shqipërisë në Junior Eurovision 2012 dhe për arsye financiare, RTSH vendosi ta ndërpresë për momentin këtë festival me shpresën se do rifillojë në vitin 2014. Ju mund të vizitoni dhe faqen Junior për më shumë këngë për fëmijë.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »


Më shumë artikuj nga Këngë Për Fëmijë »