Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kenge Per Femije - Njëshi Dhe Zero  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  133

Teksti:

Jorgo Papingji

Komente

1 🔥

14/10/2008

2008-10-14T18:57:35+00:00



Une jam njeshi numri pare,
fjalen time ta degjoni,
se nga une nis pune e mbare,
kete kurre mos e harroni.
Se pa mua s'ka miliona,
nuk ka mijshe nuk ka dhjete,
numerimi nuk fillon,
ne te gjithe numrat une jam mbret.

Pra degjoni fjalen time,
gjithe ku jeni e ku s'jeni,
dhe mos beni diskutime,
se pa mua zero jeni.(2 here)

Zero-ja kur e degjoi,
i tha njeshit qete-e-qete,
nese une s'te shoqeroj,
ti nuk behesh dot as dhjete.
S'behesh qindshe as milion,
s'behesh dot as dysh as tete,
vetem ti a e kupton,
vec per vete ti je mbret.

Numri pare je padyshim,
por ta dish more i mjere,
se pa numrat ne vazhdim,
vetem njeshin ke si vlere.(2 here)


Ky tekst u dërgua nga Klejda Hysa




Më Shumë Këngë Nga Këngë Për Fëmijë:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet