Më mbaj mend (për 1 muaj)

Këngë Për Fëmijë - Për Një Shkronjë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2.1 / Votuan:  8

Me rrëmujë detyrat,
i bëri Besniku.
E la fletoren hapur,
dhe në lojë iku.

E mora fletoren,
bobo ç’të lexoj!
Në ç’do fjalë të shkruar,
mungonte ndonjë shkronjë!

Atë ditë Besnikun,
e hoqa nga loja.
“Sot,” i thashë, “je ngopur
duke ngrënë shkronja!”

“Lërmë, o babi, lërmë,
lërmë të shkoj në lojë,
se s’bëhet hataja,
vetëm për një shkronjë!”

“Nuk bëhet hataja,
vetëm për një shkronjë!
Eja, bir i babit,
bashkë ta shikojmë.

Për një shkronjë,
që ti s’e vë,
fjala derë,
bëhet erë,
dhe shtëpia ngel pa derë.

Për një M,
që ti s’e vë,
fjala mik,
bëhet ik.
Ç’bën kështu,
more Besnik,
a i thuhet
mikut ik?

Shih, pa shih,
ka dhe më keq!
Për një B,
që ti e heq,
fjala bujk,
bëhet ujk.”

Sytë e Nikut,
mbushen me lot,
do të flasë,
por ç’farë të thotë?


Ky tekst u dërgua nga Përralla Shqiptare - Manaferra





Këngë Për Fëmijë - Për Një Shkronjë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Për Një Shkronjë".
3. Video është e këngës "Për Një Shkronjë", por nuk këndohet nga Këngë Për Fëmijë.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Këngë Për Fëmijë:


Komente 0