TEKSTESHQIP

Këngë Për Fëmijë
Nata Iku
Lyrics

Mami mami a dëgjon
erdhi nata në ballkon
solli yllin, solli erën
hapi t'lutem derën

Me gjuhë xhamin e lëpin
e shikon tundi shaminë
u nxi fare duke pritur
merre ma' qënka mërzitur

Kolovitet mbi petalet
e ballkonit si manare
mami qesh, shtangu Tiku
u ndez drita, nata iku

Kolovitet mbi petalet
e ballkonit si manare
mami qesh, shtangu Tiku
u ndez drita, nata iku