Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kenge Popullore - Napoloni Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  62

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Jepja dorën Nanës
Qi na u bo me dhandër

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Eh jepja dorën Babës
Qi na u bo me dhandër

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T'trashëgohesh çuno
Me nusen qi ke marrë

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T'trashëgohesh çuno
Me nusen qi ke marrë

Opa, jalla, jallam dipidipidopa
Opa, jalla, jallam dipidipidopa

Kush kërcen Naplonin
Kush kërcen Naplonin
I bon qefin Nonës
I bon qefin Babës

Eh, lujma-lujma belin
Lujma moj lujma belin
T'fal Lala qemerin
T'fal Lala qemerin

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

E kush e bon haremin?
Kush e bon haremin?
Gocat e "Ali Demit"
Gocat e "Ali Demit"

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
Me jaronin isha
Me jaronin jom

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
E jaronit isha
E jaronit jom

E un me nji bahçe
Ti me nji bahçe
Un me nji bahçe
Ti me nji bahçe

Shpirtin tim o ç'ma kënaqe
Shpirtin tim o ç'ma kënaqe

Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?
Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?

E un mi nji dardhe Ti mi nji dardh
Un mi nji dardh
Ti mi nji dardh

O ma gëzofsh fustan' e bardh
O ma gëzofsh fustan' e bardh

Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?
Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?

O moj Nana ime
Që më ke rrite jetim
S'kalohet jeta Nan
O në Gjermani

O moj Nana ime
Q'më ke rrite jetim
S'kalohet jeta Nan
O ne Gjermani-e

Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
E vajze e bukur ti më je

Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
E vajzë e bukur ti më je

Paska dalë Eminja
Ta marrë qershin
Kur e sheh jaranin
Se ç'ja bon me sy

Emine Emine Emine
Vallahi Emine
Emine Emine
Shpirt moj Emine

Njai Baba boni due(a)t
Shkova në kurbet
Njai Baba boni due(a)t
Shkova në kurbet

Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy sytë e zez
Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy sytë e zez

Njai Baba boni due(a)t
Shkova n'Itali
Njai Baba boni due(a)t
Shkova n'Itali

Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy syt e zi
Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy syt e zi.






Kenge Popullore - Napoloni
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Napoloni".
3. Video është e këngës "Napoloni", por nuk këndohet nga Kenge Popullore.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

44

Krijo Një Kartolinë

Të Gjitha

STORY



Më Shumë Këngë Nga Kenge Popullore:


Komente 2