TEKSTESHQIP

Kenge Popullore
Më Erdhe Pranë
Lyrics

I: Më erdhe pranë
Si një fëllënzë e re.
Dy fjalë zemrës
Me gaz m’i the.
Se ç’më gëzove
Ti sot o me këto fjalë.
Se vullnetare
Ti më ke dalë.
Ref.:
Si lastar do të rritet dashunia jonë.
Nëpër ara plot me gonxhe do t’lulzojnë.
I: Dora-dorës, zemra-zemrës, në punë e në jetë
Pranë e pranë njeni tjetrit, si shokë të vërtetë.
N’punë të gëzuar
Sot ditë e re po del.
Dil ti nji herë, moj
Moj vashë e re.
Me mija ngjyra
Sot vezullojnë
Dhe bukurinë
Ma shumë ta shtojnë
Ref.:
Si lastar…