TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Qysh Se T’pashë Moj Tuj Kalu’
Lyrics

I. Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ Shpirtin vashë ma ke plagu’
S’më ze gjumi jam hutu’
Du me t’pa vashë sytë e shkru.’
II. Dashunia qenka zjarr
Kur rrëmben e s’ka të shu’m
Eja vashë sa ma parë
Mos më lenë me u dëshëru’.
III. Ah i shkreti çfarë po them
Ti s’më njeh e s’din kush jam.
Ti se din hallin tem;
Të t’a them guxim nuk kam.
IV. Shko ti kangë pa ngurrim
Shko si zogu fluturim.
Ja trego hallin tim
Unë i mjeri s’kam guxim.
V. Të vjen erë lule zamaku
Buzën kuq porsi qershi.
Veç prej se më zu maraku
Shkova rashë në dashuri.
VI.
Je mbulu’ me stoli
Kur me ecë dalngadal’
S’ta del kush për bukuri
Me gërshetat palë mbi Pale
VII.
Më ke lanë o shumë kujtime
Sa të jem s’do t’i harroj
Pse më vune në mejtime?
Veç pse unë të dashuroj?