TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Kanga E Gani Begut
Lyrics

O leu dielli more, aman leu hona
Po shkëlqejnë gur’t e kalasë, e hajde
I: O Gani Begu, more, Gani Beg Toptani
Ndan zeqatin fukarasë. :I

Gani Begu more o i çii hypi atit
Gjithë Tirona zunë me qa:
- Mos kujtoni se shkoj n’Stamboll
Shkoi n’Korfuz tevdil hava!
Gani Begu more, veshun me fustana
Gardh me gardh e shteg o me shteg, e hajde
O Liku i Nurit, more me Sufin e Myftarit
Nuk janë djem o që du’n me vdekë.
Ku je nis ti more Gud Tafai
une jom nisur per Tirone
O nje selom lale tja bosh Pashait do ja qeth mjekren me gershone

O dit’n e ejte more, o n’tre sahati
Rrin Gania tuj mendu’, e hajde:
- O çohi djem more o ti rrokim hutat
Sadi Mollën e kanë rrethu!
Osman Motja me Llesh Nikollën
Xhiu i Fajës me Demin e Sulës.
Gani Begu e zu derën:
- Na t’i bijmë me hyxhym kullës!
Shum fort qe hazdisë
Harroi Zot e pejgamer.
Iu sul Zoti prej Ganisë
Me lanë vetem pa hyner.

DËRGOI: