TEKSTESHQIP

Kenge Vlonjate Qytetare
Koburja Gjëmoi Si Topi
Lyrics

Kush e njih
kush e kish parë
vetëtimë në suferinë
Hito trimi
nga Lekëdushi
tronditi perandorinë

Atje te qafë e pazarit
koburja gjëmoi si topi
Hitua me gjithë Zigurin
Bimbashin e shtrinë përtokë

Sulltani mori haberin
Bimbashin e kanë vrarë
Hito labi nga Lekdushi
një gjak me Ali Pashanë

Kaçakët të gjallë i dua
për Bimbashin nuk i falë
tek shtatë xhamitë në Stambollë
koke e tyre në hanxharë

Po ju s’ishit kaçak mali
por trima zëmërluanë
nuk duruat robërinë
morët malet për lirinë!