>
BIOSHQIP

Me 5 Qershor Gjysëmfinalja E Prizreni Music Fest-It

28-05-2015
Me datën 5 qershor do mbahet gjysëmfinalja e Festivalit Muzikor "Prizreni Music Fest" në lokalet e pabit "Check-inn" në Prizren. Në këtë mbrëmje do konkurojnë mjaft këngëtarë të mirënjohur, të cilët pretendojnë për në finalen e madhe. Organizatori i këtij festivali, njëherit dhe këngëtari i njohur shkodran Eli-G, thotë se është bërë gati çdo gjë për mbrëmjen. Prezantuese të festivalit do jenë Elisa dhe Miranda Quku, dy moderatore me vlera. Bileta kushton vetëm 3 euro, dhe shou i vërtetë nis që nga ora 20.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Me 5 Qershor Gjysëmfinalja E Prizreni Music Fest-It