>
BIOSHQIP

Sa Dinë Të Shkruajnë Shqip Vip’at Tanë?

13-08-2015
Ata janë shumë të famshëm, madje çdo ditë komentohet rreth jetës, punëve dhe edukimit të tyre. Fjala është për VIP-at tanë dhe mënyra e të shkruarit që ata përdorin nëpër rrjete sociale.

Çdo ditë shohim postime nga më të ndryshmet të cilat lëshohen nga vetë këngëtarët. E ajo çka tërheq vëmendjen, patjetër që janë gabimet e pafundme drejtshkrimore që ata lëshojnë me apo pa vetëdijen e tyre.

Kjo nuk është e tëra, shumica nga ta madje zgjedhin anglishten si gjuhë me të cilën shprehen. E ç’i duhen gjithë ato fjalë të huazuara fansave të VIP’ave, ku një pjesë e tyre madje as që e kuptojnë se çka kanë dashur të thonë saktësisht për shkak të mos përdorimit korrekt nga artistët.
(Indeksonline)

Sa Dinë Të Shkruajnë Shqip Vip’at Tanë?