>
BIOSHQIP

Cilat Këngëtare Tona Po Ja ‘mbajnë’ Qirin Cristina Aguilerës?!

17-08-2015
Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se prej nga i gjithë ky inspirim i këngëtareve tona për dukjen, atëherë ka mjaftuar t’i hidhni një sy atyre botërore dhe shumë lehtë do ta kuptonit. Cristina Aguiler-ën patjetër që e keni të njohur si një këngëtare me një stil të veçantë dhe me një zë të hatashëm. Ajo siç duket është një idoll dhe një inspirim për një numër të madh të këngëtarëve tona, raporton Indeksonline. Tuna, Enca e Barbana janë vetëm disa nga këngëtaret e estradës shqiptare të cilat kanë pëlqyer që në një formë ose tjetrën të duken si e madhja Aguilera. Kështu që ka qenë ngjyra e flokëve dhe stili i këngëtares me famë Hollyëoodiane , ajo që i ka inspiruar këngëtaret tona që të marrin një dukje pothuajse të ngjashme me atë të Aguileres. Sidomos Tuna është ajo që vazhdimisht shfaqet me stilin e njejtë si të këngëtares. Më poshtë mund ti shihni edhe vetë disa nga fotot në bazë të cilave mund të gjykoni se kush në kë po gjen inspirim.
(Indeksonline)

Cilat Këngëtare Tona Po Ja ‘mbajnë’ Qirin Cristina Aguilerës?!