>
BIOSHQIP

Këngëtarët Tifozët Më “Të Zjarrtë” Të Kombëtares Shqiptare

08-09-2015
Shumë këngëtarë shqiptarë mbrëmë kanë qenë të entuziasmuar për ndeshjen Shqipëri-Portugali e mbajtur në "Elbasan Arena" në Shqipëri.

Edhe pse jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet për shqiptarët pasi në minutat e fundit pësuan humbje prap se prap në rrjetet sociale vazhdimisht figuronin ngjyrat kuq e zi.

Soni Malaj kishte zgjedhur të postonte një fotografi ku shihej me fanellën e kombëtares dhe shpresonte për fitore, e ndërsa edhe reperi MC Kresha kishte postuar një foto në mbështetje të lojtarëve shqiptarë.

Aurela Gaçe kishte zgjedhur të postonte një foto me flamurin shqiptar e ndërsa Blero Muharremi kishte postuar fotografinë e televizorit të tij ku po tregonte se po ndiqte ndeshjen.

(B.A/Teksteshqip.Com)

Këngëtarët Tifozët Më “Të Zjarrtë” Të Kombëtares Shqiptare