>
BIOSHQIP

Shqipëria Konfirmon Pjesëmarrjen Në Eurovision

24-09-2015
Shqipëria sot ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Eurovizionit, festivalit të muzikës evropiane që vitin tjetër mbahet në Stokholm. Festivali do të mbahet në 10,12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria tanimë ka hapur konkursin për pranimin e këngëve në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi në Eurovizion këngëtarja Elhaida Dani, e cila përfundoi në pozitën e 17-të në finale. Shqipëria për herë të parë në Eurovizion ka marrë pjesë në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u radhit në vendin e shtatë. Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival, e cila në vitin 2012-të u radhit e pesta në finale
(Kult Plus)

Shqipëria Konfirmon Pjesëmarrjen Në Eurovision