>
BIOSHQIP

Këtë Vit Nuk Mbahet Video Fest

05-10-2015
Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në trojet shqiptare.

Bëhet fjalë për Video Festin Muzikor i cili organizohet që nga viti 2003 dhe nga i cili kanë dal shumë emra fitues.

Por, këtë vit nuk do ketë VFM. Organizatori i këtij evenimenti Eroll Belegu në një prononcim për gazetën Tribuna, ka treguar se përse sivjet nuk do mbahet ky festival.

Ai ka thënë se janë mungesa e mjeteve financiare dhe angazhimet e tjera të tij që kanë bërë që këtë vit të mos mbahet VFM.

“Po është e vërtetë që sivjet nuk do mbahet Video Festi sepse unë si organizator kam qenë shumë i angazhuar me gjëra tjera por një tjetër arsye është edhe mungesa e grumbullimit i mjeteve financiare” ka thënë Belegu.

Erolli gjithashtu ka shtuar se VideoFesti do të kthehet në vitin e ardhshëm me edicionin e 14-të.
(Tribuna)

Këtë Vit Nuk Mbahet Video Fest