>
BIOSHQIP

“Urime Ditëlindjen Komandant”, Nga Leonora Jakupi, Mirush Kabashi Dhe Linart Muja

28-11-2015
Ky projekt është i realizuar nga kompozitori Fatmir Muja i cili titullohet “Urime ditëlindjen Komandant”, të recituar nga Leonora Jakupi, Mirush Kabashi dhe Linart Muja. Autori i këtij dokumentari Fatmir Muja thotë se ky projekt ka qenë një dhuratë dhe një dedikim i vogël për ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari. “Një dhuratë e vogël për një një ditëlindje të madhe.

Një dedikim për atë që me ditëlindjen e tij i ka bërë të bukura ditëlindjet tona. Faleminderit komandant që na bëre të gëzohemi në festën e jetës dhe me largimin nga familja jote na bëre të jemi afër familjeve tona e t’i shkruajmë këto fjalë falënderuese”.

Ndërsa diva e muzikës shqiptare Leonora Jakupi thotë se është e nderuar që ka qenë pjesë e këtij projekti, “Ndihem vërtet e lumtur qe kam qenë pjesë e këtij me peshë kaq të madhe sic janë veprat e Komandantit Adem Jashari”, tha ajo duke shtuar se këngën për festën e Flamurit nuk ka mundur ta realizoj por la të kuptohet se në albumin do jetë kjo këngë.
(Magazina.Al)