>
BIOSHQIP

Më 8 Maj Do Ushtojë Sheshi I Tiranës

03-05-2016
Humanizmi është gjëja më me vlerë e njeriut, e lum kush e praktikon këtë. I tillë është artisti ynë nga Tirana, Gentjan Dema, për të cilin jemi lajmëruar para disa kohësh se po organizon koncertin sensibilizues me fëmijët me nevoja të veçanta, ndaj 8 maji nuk është shumë larg. Sapo u përfundua së realizuari spoti me personazhet më në zë, i cili apelon për t'u grumbulluar të gjithë së bashku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Do performojnë artistë të mëdhenj, duke filluar nga këngëtarët popullor, deri te ata që janë më në trend. Prezenca jonë është e nevojshme, andaj të gjithë më 8 maj për "Të dhuruar gjak, shpëtuar një jetë".

Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm!...
https://www.facebook.com/shpresepershqiperine/?pnref=story
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Më 8 Maj Do Ushtojë Sheshi I Tiranës