>
BIOSHQIP

Dashuritë Dhe Bëmat E Këngëtarëve Në Bankat E Shkollës

13-06-2012
Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit… Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz… I rikujtojmë bashkë.

GENTA ISMAJLI:
"Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha "shok" për ta, të gjithë e dinin që s'më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë", ka thënë këngëtarja kur e kemi pyetur për ngacmimet e djemve në gjimnaz.

INGRIT GJONI:
Marrëdhënia e saj me shokët ka qenë shumë e mirë, madje ata ndërhynin që Ingritin të mos e ngacmonin as djemtë e tjerë të shkollës. "Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka pas shkuar më shumë muhabeti. Ata më çmonin shumë dhe vetë s'e kanë bërë asnjëherë këtë, madje përkundrazi kanë ndërhyrë edhe kur shokë të tyre nga klasat paralele më kanë ngacmuar".

BLEONA QERETI:
Ajo ka qenë si çun haram. Bleona Qereti, këngëtarja shqiptare që po lufton për famë në tokën e premtuar, rrëfeu se pse djemtë nuk guxonin ta ngacmonin…"S'më ngacmonin, sepse unë isha si djalë vetë. Në Elbasan mbaja një kaçavidë me vete dhe një grep nga laboratori i fizikës që ia mora mamit (shpresoj që Oli nuk e lexon këtë intervistë, sepse akoma nuk e di këtë punën e grepit), për kaçavidën e di. Po, në fakt në vitet e gjimnazit, kam qenë si djalë haram".

ANJEZA SHAHINI:
Po këngëtarja që deri pak javë më parë ruante rekordin për përfaqësimin më të mirë në "Eurovizion" si e kujton gjimnazin…E zbulojmë bashkë. "Më kujtohen mëngjeset e vona të miat, që shoqja ime e fëmijërisë, më vinte alarme që unë të kapja mësimin. Më bie gjithmonë ndërmend stafi pedagogjik që i kam dashur shumë sikurse ata mua, shoqëria si dhe oraret e pushimit që rrija në klasë ndërkohë që prisja për të përtypur ndonjë patatinë. (Buzëqesh)".

TUNA:
Ajo është një rebele e pandreqshme…Ka thyer gjithmonë rregulla, ama siç ka rrëfyer rregullat në gjimnazin ku ajo studionte ishin absurde…Një herë desh e përjashtuan, sepse Shpat Kasapi, shok i saj në shkollë e preku në faqe…"Unë deri në vitin e tretë isha në Kolegjin Turk, një sistem shumë konservativ, i cili asnjëherë nuk përputhej me mënyrën time të jetesës apo me mënyrën se si doja unë të bëja karrierë. Thjesht nuk kisha suportin e shkollës dhe gjithmonë unë isha ajo, e cila mbante thonj të gjatë të lyer (kundër rregullave të shkollës). Ç'të keqe ka t'i mbash thonjtë e rregulluar?!…Shkolla ime kishte rregulla absurde, deshën të më përjashtonin, sepse Shpati më kishte prekur faqen (qesh)".

RONELA HAJATI:
Si u kthye Ronela nga vajza e thjeshtë, me stilin e një metalareje, në të preferuarën e djemve në shkollë…Lexoni më poshtë përgjigjen…"Deri në vit të tretë gjimnaz unë kam qenë jo e thjesht, po gati-gati e shëmtuar shumë. Vishesha si metalare, mbaja flokë të pakrehur, shumë të gjatë, vetullat pa hequr, nuk lyhesha kurrë, nuk vishesha kurrë bukur, mbaja një bluzë të madhe me Marilyn Manson, një palë conversa jeshile të grisura. Makijazhi nuk konsiderohej, d.m.th ishte tabu, taka s'bëhej fjalë madje taka për herë të parë kam veshur tek "Star Academy". Pastaj duke marrë pjesë nëpër kompeticione, duke qenë më shpesh në kontakt me ekranin, me kamerën do s'do je i detyruar të mbahesh dhe mua më kapnin më lyenin me zor derisa më hyri edhe vetë në qejf dhe fillova u bëra femër avash-avash (qesh)".

REDON MAKASHI:
Romantiku i skenës shqiptare ka rrëfyer për "Gjimnazistët" detaje shumë interesante nga jeta e tij prej gjimnazisti. Një herë p.sh i kanë thyer notë në sjellje. "Natyrisht që më kanë tërhequr vëmendjen, si çdo djali besoj, mua madje më kanë thyer edhe notë në sjellje për shkak të flokëve të gjatë. Në rregulloren e shkollës ishte e ndaluar, por gjithsesi unë vazhdoja me timen. Që në atë kohë kam krijuar këtë stil që kam sot."

STRESI:
Stresi dhe vajzat, historitë e dashurisë dhe seksi për herë të parë…"Vajzat i kam gjuajtur gjithmonë, kërkoj të pamundurën vetë. Puthjen e parë e kam dhënë që në klasë të dytë, por puthjen që e kam ndjerë vërtet e kam dhënë në klasë të gjashtë në mos gaboj. Kurse marrëdhënie seksuale kam kryer që në klasë të gjashtë, s'ka qenë e vështirë, përkundrazi (qesh).

ROZANA RADI:
Si ndalonin makinat përpara "Liceut" për Rozi Radin dhe si reagonte ajo… "Faktikisht unë shoqërohesha me djemtë më shumë, sepse isha si çun. Di që kam pasur 2-3 adhurues rreth e rrotull, po nuk ia mbante njeriu të më ndalonte. Megjithatë tek "Liceu" ishte radhë e madhe me makina. Disa prej tyre më kanë ndaluar edhe mua, po s'i jepja rëndësi…".

ÇILJETA:
Çiljeta thotë se e kanë ngacmuar vetëm vitin e parë, ju e besoni…E zbulojmë bashkë një pjesëz të rrëfimit të saj.
"Po edhe mua si të gjitha vajzave besoj, më kanë ngacmuar. Zakonisht djem nga jashtë shkollës, se çunat e shkollës – me përjashtim të vitit të parë kur nuk me njihnin ende, maturantët dilnin në dritare dhe fishkëllenin, – vitet e tjera i kam pasur të gjithë shokë, kam qenë vetë si natyrë çuni".

ALBËRIE HADËRGJONAJ:
Një rrëfim shumë interesant ka qenë edhe ai i Albërie Hadërgjonajt, e cila në vitet e gjimnazit u bë nënë…"O Zot sa nostalgji kam për gjithçka. Ka qenë shumë bukur dhe kam kujtimet më të mira nga kjo periudhë. Gjimnazi im në fakt ka qenë paksa i veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët. Gjimnazin e kam filluar në Deqan, ku e kam vazhduar deri në vit të dytë. Pastaj bashkë me Mentorin e Agnesën shkuam në Amerikë, ku u bëra me fëmijën e dytë dhe në këtë kohë ndoqa atje një shkollë, ose më saktë një kurs 2-vjeçar për mjekësi. Pastaj me ardhjen e demokracisë, pas viteve '90 erdhëm në Tiranë familjarisht. Me të ardhur këtu nisa Liceun Artistik dhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për muzikologji. Doja shumë që të studioja për kompozim, por mungesa e njohurive për një vegël muzikore, bëri që të mos e fitoja këtë degë. Më vonë natyrisht iu përkushtova maksimalisht kurseve të pianos".

ADELINA TAHIRI:
Sherri për flokësh që ka bërë Adelina Tahiri me shoqen e klasës për nacionalizëm ishte një fakt pak i rëndë për ne, ama shumë interesant…"Në vit të parë, kisha në klasë një vajzë që ishte shumë nacionaliste. Ishte maqedonase, por kishte qëndrime të forta antishqiptare. Na nënvlerësonte shumë, jo mua, por përgjithësisht si popull. Gjatë një bisede ku po hidhte kunja, më nxehu aq shumë saqë e gjuajta. E kapa për flokësh dhe e rraha. Fitova unë, madje jo vetëm kaq. Ajo vajzë u përjashtua nga shkolla.

AURELA GAÇE:
Aurela Gaçe thotë se ka qenë një gjimnaziste e pabindur dhe se i ka pëlqyer që t'i thyejë rregullat. "Gjimnazin e kam bërë në Llakatund, aty prej nga vij. Ka qenë kohë e bukur. Unë kam qenë një adoleshente e pabindur, nga ato që lënë orët e mësimit (qesh).

AFËRDITA DRESHAJ:
Doni të dini se si ngacmojnë djemtë në Amerikë? Neve na e ka rrëfyer Afërdita Dreshaj këtë, ndaj e zbulojmë bashkë për më shumë…"Djemtë atje nuk ngacmojnë, janë të çuditshëm (qesh). Gjithmonë e kam thënë që nuk do kishte shanse që unë të krijoja një lidhje me një djalë amerikan. Atje edhe kur del në një takim me një djalë, qoftë ky edhe një shok, secili paguan kafen e vet. Ne jemi mësuar ndryshe, se djemtë tanë na respektojnë (qesh). Komplimente merrja, po nga amerikanët asnjëherë, vetëm nga ata që ishin të ardhur si p.sh italianë, ose evropianët në përgjithësi. Më komplimentonin shpesh për gjatësinë dhe më pyesnin nëse isha modele, por jo si këtu që ecën rrugës dhe dëgjon fjalë të bukura nga djemtë".

ORNELA BREGU:
Edhe Ornela Bregu ka një histori mjaft interesante për të rrëfyer. Gjatë viteve të gjimnazit ajo ka njohur mashkullin e jetës së saj. Po le të zbulojmë bashkë për më shumë se si ndodhi…"Duke e parë se si isha unë, ai dërgoi një zotëri të takonte babain. Unë e dija sepse e kisha vënë re, pavarësisht se nuk kisha reaguar kurrë. Më shumë se unë reagonin grupe të tjera vajzash që sapo e shihnin dilnin për të parë duke menduar se vinte për to, pa e ditur që ai vinte për mua (qesh)".
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Dashuritë Dhe Bëmat E Këngëtarëve Në Bankat E Shkollës