>
BIOSHQIP

Këngëtarët Në Një Koncert Për Bamirësi

18-10-2012
Rreth 20 personalitete të fusheës së muzikës dhe humorit do të bashkohen në një aktivitet bamirëse. Këngëtarët: Ramadan Krasniqi, Shyhrete Behluli, Afrim Muçiqi, Remzije Osmani, Mahmut Ferati, Motrat Mustafa, Mihrije Braha, Naim Abazi, Etnon e NRG Band, janë disa nga emrat që do të performojnë në qytetin e Pejës, të enjten.

Ndërsa në skenë do u bashkangjiten edhe humoristë të popullarizuar në Kosovë, duke përfshirë edhe Rasim Thaçin.
Sipas Indeksionline, koncerti ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj.
(albeu)

Këngëtarët Në Një Koncert Për Bamirësi