>
BIOSHQIP

Këngëtarë Të Ndryshëm Me Këngë Për 100 Vjetorin

04-11-2012
Banorët e shtëpisë më të madhe në trojet shqiptare, të reality shout VIP Shpija 3, kanë realizuar një këngë kushtuar 100 vjetorit dhe atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithcka u zhvillua nën drejtimin e Stupcave, të cilët paralajmëruan këngën. I pari që u shfaq ishte Ardit Stafa, ndërsa këngën me tekst fantastik e vazhdoi edhe Ronela Hajati. Muzikaliteti i përsosur në mënyrë të drejtpërdrejt (unplugged) brenda shtëpisë vazhdoi me Dr. Florin dhe Shqipriun. Kështu me sukses u gërshetua muzika tradicionale, pop dhe rock në një këngë kushtuar 100-vjetorit.
(Telegrafi)