>
BIOSHQIP

Sonte Koncerti “Hello U.S.A.”

04-07-2013
Për nder të 237-vjetorit të shpalljes së pavarsisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës,sonte në orën 20:30 në "Sheshin Nëna Terezë" në Prishtinë do të organizohet një koncert madhështorë me këngëtarët tanë shqiptarë i quajtur "Hello America".Në këtë koncert do të marrin pjesë emra të mëdhenj të estradës sonë.

Këngëtarët pjesmarrës të cilët do të jenë të pranishëm në këtë eveniment do të jenë: Korab Shaqiri & Arbër Zeka, Adelina Emini, Pint,Ilirët, Edona & Milot Llalloshi,Grupi NA,Rina Bilbildagu etj.

Nuk dihet ende nëse është komfirmuar pjesmarrja e disa nga artistëve më të kërkuar shqiptarë si: Genta Ismajli, Noizy,Zanfina, Dafina Zeqiri apo edhe 2po2. Mbetet vetëm për tu parë. Përveq konceritit këtë mbrëmje do ta zbukurojë edhe më tepër hedhja e fishekzjarreve e cila do të bëhet enkas me rastin e 237-vjetori të shpalljes së pavarsisë së shtetit të Amerikës.

Ky koncert do të transmetohet dejtpërsëdrejti nga Radio Televisioni Publik i Kosovës (RTK) në orën 20:30.
(Agnesa Muqa)

Sonte Koncerti “Hello U.S.A.”