>
BIOSHQIP

Vip-At Nga Kosova Më Besimtarë Se Ata Nga Shqipëria

24-07-2013
Emra të njohur të botës së artit dhe politikës prej më shumë se dy javësh po agjerojnë muajin e Ramazanit. Duket se nga bota e artit dhe spektaklit numri i agjeruesve është më i madh se sa nga politika.

Në Kosovë numri i politikanëve që agjerojnë është më i madhe. Në qeverinë Thaçi agjeron zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ministrat Mahir Jagxhillari, Ferid Agani, e në disa raste edhe Memli Krasniqi, ata që janë më së shumti të përkushtuar përveç politikës, edhe të kryejnë obligimet fetare.

Ndërsa në Shqipëri, kryetari i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu agjëron prrej dhjetë vitesh. Sa i përket artistëve, në Kosovë ata janë të shumtë. Mund të përmendim Teuta Kurti, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Gili, Leonara Jakupi, etj. Po ashtu edhe Tuna, Shpat Kasapi, Big Mama e Adrian Gaxha nga Maqedonia. Janë të shumtë edhe futbollistët që agjërojnë, njëri prej tyre është edhe Xherdan Shaqiri.
(Indeksonline)

Vip-At Nga Kosova Më Besimtarë Se Ata Nga Shqipëria