>
BIOSHQIP

Vip-At Arratisen Nga Shtëpia?

29-07-2013
Ditët e nxehta të korrikut kanë bërë që shumë prej personazheve tona publike të arratisen nga shtëpia për t’u relaksuar në det, liqen e pishina... Ja destinacionet që kanë zgjedhur ata

Elton Deda “harrohet” në Jalë
Kështu shkruan kantautori Elton Deda në profilin e tij të “Facebook”-ut: “Harruar. Jalë”. Eltoni ka zgjedhur pikërisht bregdetin e jugut për të pushuar e për të mbledhur energji. Sezoni i ri televiziv po afron!

Xhesika Berberi, pranë dashurisë...
E bukur, elegante, ‘miss’ Xhesika Berberi shfaqet e buzëqeshur në fotot e saj të plazhit. Ajo pozon përkrah një djali po ashtu bukurosh, që është i dashuri i Xhesikës. Bashkë bëjnë një prej çifteve më të bukura të bregdetit.

Afërdita Dreshaj, ‘hot like fire’
E nxehtë si zjarri, është një nga vargjet e këngës së fundit të këngëtares super seksi, Afërdita Dreshaj. Ylli i skenës shqiptare ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ këtë foto të sajën nën rroba banje, ku shfaqet mjaft joshëse dhe me linja perfekte.

Ledri vishet me stil edhe në rërë
Përveçse si rrepist i talentuar dhe regjisor premtues, Ledri Vula pëlqehet shumë edhe për pamjen e tij. Me siguri ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë pjesë, pasi edhe në rërën e nxehtë, përpiqet të duket ndryshe, duke zgjedhur një veshje “karakteristike”, si kjo me vija që shihni.

Kaltrina përkëdhelet me ngjyra e det
Kaltrina Selimi teksa pushon pranë detit e veshur me ngjyrë. Nga krehja, thonjtë dhe veshja nuk duket shumë si një pushim “prej vërteti”. Mund të jetë edhe ndonjë skenë xhirimi për videoklip. Presim ta zbulojmë e t’ju tregojmë së shpejti.

Jeta Faqolli del për peshk
Jemi të bindur që asnjëri prej jush nuk e di që këngëtarja Jeta Faqolli e ka pasion peshkimin... Po për këtë është “Bluetooth”, që t’ju zbulojë të fshehtat e personazheve tona publike. Fotot që sjellim sot, tregojnë një anë të panjohur të këngëtares simpatike, e cila, pas disa orëve të kaluara në det, ia ka dalë të zërë një peshk. Jeta shfaqet në formë shumë të mirë trupore në këto foto, që janë ekskluzive për suplementin e së shtunës...

Valbona Çoba nxjerr djalin për xhiro në liqen
Kjo është xhiroja e parë e Aiden me anije në liqen”, - shkroi supermodelja shqiptare, Valbona Çoba në ‘Facebook’, duke e shoqëruar postimin, me këto foto të të birit dhe bashkëshortit të saj Tod në një varkë...

Arjon Muça, djaloshi i detit
Ka lindur në Vlorë dhe ka një lidhje të veçantë me detin. Bashkë prezantuesi i Ardit Gjebreas në “E Diela Shqiptare”, shfaqet me muskuj në këto foto plazhi, ku nuk i ka munguar as shoqëria e të dashurës së tij, biondes Viola dhe motrës së saj Petrula.

Linda Halimi ‘shokon’ me linjat
Çdo ditë e më shumë, Linda Halimi na befason me pamjen e saj. Këngëtarja e njohur kosovare ka arritur të ketë trupin e një modeleje, falë trajtimeve të shumta dhe të vazhdueshme që i ka bërë trupit të saj.

Vildane Zeneli, gjithmonë joshëse
Ja ku vjen dhe fotoja e radhës nga Vildane Zeneli, e cila shfaqet si gjithmonë provokuese nën rroba banje. Ajo që bie në sy në këtë foto veç pamjes fantastike është edhe ngjyra çokollatë që ka marrë Viki.

Shtatzënia e bukur e Rezit
Kush e ka thënë që shtatzënat nuk bëjnë dot plazh? Rasti më i mirë për të provuar të anasjelltën e këtij konstatimi është këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila shfaqet më e qetë se kurrë duke notuar në det, sport që siç thuhet i bën shumë mirë fëmijës. Rezi Shkurta është duke kaluar momente shumë të mira në jetën e saj private, ndërsa është në pritje të një vajze.
(Indeksonline)

Vip-At Arratisen Nga Shtëpia?