>
BIOSHQIP

Koncert I Madh Në Zvivër Për Të Ndihmuar Rilindin

15-10-2013
Janë bashkuar disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, të cilët kanë zemër të madhe dhe do të japin kontributin e tyre në këtë koncert humanitar. Koncerti do të mbahet në Zvicër, konkretisht në Kulturzentrum në Aadorf të kantonit Thurgau dhe paratë e siguruara nga aty do të shkojnë në ndihmë të djaloshit të sëmurë 9 vjecar Rilind Ademaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe duhen shumë para për ta shëruar jashtë Kosovës. Sabri Fejazullahu, Adrian Gaxha dhe Floriani, Shkurte Gashi, Mentor Kurtishi, Bekim Kumanova, Labinot Rexha si dhe grupi i humorist G5 janë treguar të gatshëm që të jenë në këtë koncert humanitar me moton “Ta ndihmojmë Rilindin të gjithë së bashku”, e ku mësojmë se Mentori dhe Bekimi kanë dhënë edhe të holla për të ndihmuar djalin. Dy organizatorët e kësaj mbrëmje janë Avni Selimi dhe Robert Ukaj të cilët kanë marrë këtë inisiativë të ndjeshme njerëzore dhe natyrisht se besojmë me gjithë zemër se shumë shqiptarë do të jenë të pranishëm në pasidtën e 27 tetorit në orën 15:00 për të kontribuar për të shpëtuar një jetë, sic dinë të bëjmë gjithmonë shqiptarët në Diasporë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Koncert I Madh Në Zvivër Për Të Ndihmuar Rilindin