>
BIOSHQIP

Reagimi I Këngëtarëve Pas Shlyerjës Nga Arkiva Shqip...

23-11-2013
Një skandal i rradhës ka ndodhur mes produksionit Threedots dhe Arkiva Shqip, sipas burimeve Agromax kishte kerkuar shumën e 18.000 eurove të paguara nga Flori, dhe nëse kjo shumë nuk do paguhej Flori rrezikonte të paditej. Duke mos pasur aspak mëshirë Flori mbyll gjithë kanalin zyrtar të Arkiva Shqip në youtube duke bërë kështu që të fshihen mbi 1800 video nga 600 artist.



Nuk ka munguar as reagimi i këngëtarëve pas këtij sherri. Nora Muqaj ishte një ndër të parat ato që shprehi dhimbjen ndaj shlyerjes së videove të saj. "Nuk po kutpoj se çfarë paska bërë ky Flori Mumajesi, por më vjen shumë keq që ka ndodhur kjo gjë e cila është një humbje e madhe për ne artistët. Më vjen keq për fansat që sot nuk kanë mundësin të dëgjojnë muzikën time. Por edhe ky probelm shumë shpejt do të rregullohet" - ka thënë ajo nëpërmjet rrjetit të saj social në facebook.
(Teksteshqip.Com)

Reagimi I Këngëtarëve Pas Shlyerjës Nga Arkiva Shqip...