Më mbaj mend (për 1 muaj)


Këngëtarët Urojnë Vitin E Ri Online


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[01-01-2014]
Urime të shumta në rrjetet sociale, të cilat përcillnin idenë për më shumë begati e mirësi në familjet e të gjithëve kanë shkruar në rrjetet sociale emrat e njohur të ekranit shqiptar.
Këngëtarë, aktorë dhe arstistë të shumtë të cilët kanë uruar një vit të ri të lumtur për miqtë, fansat, të afërmit e të dashurit e zemrës së tyre.

Tuna ua ka uruar Vitin e Ri fansave të saj në Facebook, duke postuar edhe një video-kolazh të fotografive të saj të vitit.



“Mund te shkruaj romane te tera por krejt librat e botes nuk do te mund te perfshin te gjitha ato qe mi dhuroj 2013ta, te gjitha ato qe mi dhuruat ju!”.

“Andaj shkurt po ju them qe dua te ju kem me vete edhe ne Vitin e Ri 2014! Me shendet te mire, me suksese ne Pune me zemren plote gezime!!! Ju don Tuna!”, shkruhet në postimin e këngëtares nga Shkupi.

Tuna ka pritur natën e mbrëmshme të ndërrimit të moteve në Gjermani, ku ka performuar në klubin “Golden Time”. Sonte ajo do të jetë në Rinora 4 në Zurich të Zvicrës.

“Shendet, miresi, shume dashuri per ju dhe cdo te mire qe deshironi, uroj ta keni ne kete Vit te Ri!”, ka uruar Ardit Gjebrea.

Këngëtarja Leonora Jakupi shkruan: “Gezuar 2014 ! Uroj shendet , dashuri dhe realizim te enderrave tuaja ! Puthje dhe perqafime”, ndërkohë që ka postuar edhe një foto, ku shfaqet me ngjyrën festive, të kuqen.



Duket se Genta Ismajli ka mbetur e kënaqur nga viti që lamë pas. Ja se çfarë shkruan ajo në rrjetin social Facebook: "Kam vendosur qe kete vit te ju falenderoj pafundisisht. Ndihem shume e bekuar. Shume udhetime jashte vendit dhe brenda tij, 4 deri ne 5 dite pa gjume ndonjehere, shume koncerte, shume projekte, shume performanca televizive, me shume fansa se kurr ne rrjetin tone.Ju faleminderit per arritjet e kengeve "E Kam Provuar" dhe "Si ty nuk Ka”, TV Klan per realizimin e nje spektakli siq ishte "Gjeniu i Vogel", faleminderit fansave te shumte per pjesemarrje ne koncerte qe erdhen te degjojne muzike, mediave dhe televizioneve per pergaditjet ne paraqitje te fuqishme, bashkpuntoreve te mi me te cilet edhe kete vit treguam klas dhe mesim te larte profesional. Pranoni urimet e mija me te sinqerta per kete vit te ri.
Shendet, paqe, dashuri, lumturi dhe suksese ne 2014. Me rrespekt Genta Ismajli".

Duket se rrjetet sociale mbeten rruga kryesore për të uruar njerëzit kudondodhen anembanë dhe bota virtuale e internetit I sjell më afër të gjithë edfhe në këto ditë feste.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, e cila e zhvillon karrierën në Amerikë, Bleona Qereti shkruan në Facebook: “Gezuar Shqiptaria ime! Qofte 2014 viti i realizimit te te gjitha objektivave tuaja. Zoti ju bekofte me te mira, e ju dhente mbi te gjitha shendet! Perqafime nga Bleona!”.



"Se pari, uroj te keni shendet te plote, sepse, duke pasur kete, ju premton koha qe te realizoni endrrat tuaja, te korigjoni gabimet e bera ne te shkuaren, dhe te mundoheni te jeni shembull per pasardhesit

Se dyti, uroj qe te perpiqeni te gjeni qetesine shpirterore ne veten tuaj (ndonese eshte e veshtire, ne kete lloj jete intensive e cila shpesh here bombardohet nga energjite negative qe na japin njerezit qe takojme cdo dite). Uroj qe ta vleresoni me qetesi cdo problem qe do t'ju zere rrugen ne te ardhmen. Gjithashtu uroj qe te mundoheni te urreni sa me pak...

Jam i bindur qe nqs do t'i realizoni keto, atehere nuk eshte nevoja t'i urojme njeri - tjetrit: "Shpresojme te jete nje vit i mbare, ky i ardhshmi", sepse eshte e sigurte qe do te jete...:)) Gezuar te gjitheve...:))” ka shkruar Renis Gjoka, i cili ka sjellë disa këshilla për të gjithë.

Afërdita Dreshaj ka postuar një foto së bashku me motrën e saj Jehonën.

Por urimeve të ngrohta për Vitin e Ri 2014 i është bashkuar edhe Aurela Hoxha, Linda Halimi, Era Rusi, Blendi Salaj, Vesa Luma etj.




Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet