>
BIOSHQIP

Një Koncert Për Fëmijët Jetimë

21-05-2014
Disa nga emrat më të njohur të skenës sonë ditën e djeshme (e martë) nuk e kanë pritur në ndonjë koncert të zakonshëm ku për punën që bëjnë marrin edhe riskun e tyre.

Vedat Ademi, Sidrit Bejleri, Venera Lumani e Lind Islami, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë kanë vendosur ta kalojnë pranë fëmijëve në një koncert kushtuar atyre.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Ademi në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar. “Në koncertin për fëmijët jetimë... Ndoshta nuk mund ta përfytyrojmë dot se si është të jesh jetim pasi jemi rritur në gjirin e familjes, por për arsye të ndryshme këtyre njerëzve ju ka munguar dashuria prindërore dhe atmosfera e familjes... Sot bashkohem me ju dhe si prind ju dëshiroj më të mirat në jetë... Zoti ju bekoftë! Përqafim i ngrohtë nga unë Vedat Ademi, Sidrit Bejleri, Venera Lumani dhe Lind Islami”, ishte ky mbishkrimi i Vedatit, ndërsa ky xhest është komentuar me shumë admirim nga mijëra shqiptarë.
(Tribuna)

Një Koncert Për Fëmijët Jetimë