>
BIOSHQIP

Ja Cilat Ishin 10 Veshjet Më Të Mira Të SVFM'14

15-06-2014
Është mbajtur edicioni i 12-të i Starcard Videofestit Muzikor. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër nuk mund të mos na bien në sy veshjet e artistëve në parakalimin e tyre në Tepihun e kuq. Ndryshe nga vitet e kaluara, veshjet ishin më ekstravagnte dhe ndoshta pak të tepruara, por që gjithsesi dukeshin bukur. Teksteshqip.Com në bashkëpunim me gazetaren e njohur Floriana Garo, autore e emisionit "Jo vetëm modë", ka bërë një listë përzgjedhjeje për veshjet më të bukura të këtij edicioni.



Duke shpresuar pa hatër mbetjeje te artistët dhe se kemi bërë zgjedhjen e duhur me shijen e publikut, ju paraqesim në vazhdim listën me veshjet më të bukura të asaj nate.

1. Argjentina Ramosaj.
"Fustani është shumë i bukur dhe evidenton mirë belin. I përshtatet më së miri eventit".- ka thënë Floriana për bukuroshen Argjentina Ramosaj.



2. Drenusha Latifi.
"Fustan modern dhe kombinim shumë i mirë i aksesorëve. Modeli i flokëve është gjithashtu i bukur". Drenusha tash e një kohë ja beson dukjen e saj stilistes Floresha Begisholli.



3. Dhurata Dora.
"Ngjyra dhe qëndisja e fustanit të tërheqin menjëherë vëmëndjen, këpucet mund të ishin më elegante". E sigurisht që meritat për pozitën e tretë i merr stilistja Vjollca Llapashtica.



4. Soni Malaj.
"Kombinim dhe veshje shumë e bukur, por jo shumë e përshtatshme për stinën".



5. Era Istrefi.
"Fustan I guximshëm që e bën të duket mjaft seksi"



6. Leonora Jakupi.
"Fustan elegant dhe kreativ". Kaq pak fjalë besoj mjaftojnë për Leonorën, e cila tash e disa vitesh ja beson veshjen e saj stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti.



7. Vali Kuqi.
"Kombinim shumë i mirë i ngjyrave dhe mjaft trendy". Edhe pse i vetmi djalë që kryeson listën tonë mund të themi se Vali dukej mjaft bukur.



8. Miriam Cani.
"Veshje elegante dhe stilim i bukur i flokëve". Miriam Cani në këtë mbrëmje ishte veshur nga stilistja nga Shqipëria Miranda Dupi.



9. Kida.
"Një stil mjaft i veçantë i fustanit". Edhe pse një këngëtare e re, Kida po arrin mjaft mirë të ketë vëmëndje. Këtë e dëshmon edhe vetë fakti që ajo është pjesë e listës sonë.

10. Nora Istrefi.
"Si gjithmonë shumë sensuale, por do ishte më mirë t’i linte më shumë imagjinatës. E inspiruar apo jo kjo veshje, e kujt i intereson? Ajo arriti të zërë vend në listën tonë edhe pse u rradhit në vendin e 10-të.



Këto ishin veshjet mëtë mira të Starcard Videofest 2014 sipas teksteshqip.com. Me ndihmën e gazetares Floriana Garo, arritëm të seleksjonojmë një listë që menduam se do i përshtatet edhe shijes suaj. Veshje shumë të bukura këtë vit, edhe pse pak të teperuara! Por në fund të fundit, yjet mbesin yje!
(Teksteshqip.Com)

Ja Cilat Ishin 10 Veshjet Më Të Mira Të SVFM'14