>
BIOSHQIP

Stafeta E Akullit Tek Këngëtarët Shqiptarë

21-08-2014
Flori:



Ishte Flori ai që ndër artistët shqiptarë e nisi trendin e lagies me kovë me ujë të ftohtë dhe akull, më ç'rast nominoi një sërë artistësh, në mesin e tyre edhe Getin dhe Elvana Gjatën.

Nuk mungoi edhe përgjigja e të lartpërmendurve.

Getoar Selimi:



Hip hop superylli, Getoar Selimi, ka pranuar sfidën e Flori Mumajesit për t'u larguar me ujë të ftohtë dhe akull.

I ndihmuar nga Dj Jungle dhe menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, Geti i patendosur e pranoi sfidën, duke u lagur me ujë me akull.

Ai nominoi me këtë rast Memli Krasniqin, Stupcat (të gjithë antarët në grup) dhe të gjithë antarët e Babastars. Asnjë prej të nominuarve deri tash nuk është përgjigjur.

Elvana Gjata:



Nga ana tjetër Elvana Gjata zgjodhi një prapavijë të bukur të rivierës shqiptare për të shkrirë akullin në trupin e saj.

Ajo nominoi Besa Kokëdhimën, Ermal Mamaqin, Mc Kreshën dhe Arbana Osmanin.

Ermal Mamaqi:



Ermal Mamaqi është lagur me ujë me akull duke iu bashkuar kështu iniciativës bamirëse ALS Ice Bucket Challenge.

Aktori dhe muzicienti nga Shqipëria ishte nominuar nga Elvana Gjata, derisa ka nominuar të lagen edhe DJ Florin, Pirro Çakon dhe Adelina Ismailin.

Adelina Ismaili



Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili e ka pranuar sfidën për Ice Bucket Challenge (ASL) që ishte nominuar nga Liberta Spahiu.

Pasi që është lagur me ujtë të akulltë, Adelina ka nominuar për këtë sfidë, Baton Haxhiun, Emina Çunmulaj dhe Ilir Metën.

Rita Ora:



Sfida e akullit është duke u përhapur me të madhe në mesin e yjeve të famshëm, sfidë kjo e cila ka të bëjë me hedhjen mbi kokë të ujit të ngrirë me copa akulli në nderë të sensibilizimit të opinionit për sëmundjen ALS, dhe më pas nominimi i tre emrave, sërish të famshëm, që janë “të detyruar ta pranojnë atë”.

Kësaj sfide iu bashkuan Iggy Azalea, Britney Spears, Eva Longoria, Calvin Harris, Rita Ora, Justin Timberlake,Cristiano Ronaldo që nominoi Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Blero:



Iniciativës i është bashkuar edhe Blero. Këngëtari ka nominuar të paren e vendit, Presidenten Atifete Jahjaga.

Ana pozitive e kësaj sfide është se çdo “dush” me ujë të ftohtë, rrit fondet e donacionit të bamirësisë në Shoqatën ALS.

Afërdita Dreshaj:



Fushatës Ice Bucket Challenge, e cila ka për mision mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të prekurit me sëmundjen ALS, i është bashkangjitur edhe këngëtarja seksi, Afërdita Dreshaj.

Ajo para se të hedh mbi trupin e saj enën e mbushur me ujë të akullt, ka nominuar 4 personat që do të duhet të ndjekin shembullin e saj, e ata janë Xhesika Biberi, Kaci Lleshi, Dafina Zeqiri dhe Marko Gojanoviq.

Bleona Qereti:



​Edhe Bleona është përfshirë në fushatën e lagies me ujë me akull teksa ka marrë përsipër të sfidojë Anxhela Martinin.

Ajo ka kërcyer tme bikini të zi, teksa dy djem i kanë hedhur asaj kovën me copa akulli.

Enca:



Edhe Këngëtarja e re, Enca Haxhiu, e ka pranuar sfidën që të lagët me ujë të akullt, duke e ndjekur trendin që është shfaqur gjithandej botës për të sensibilizuar qytetarët rreth rrezikut të sëmundjes ASL.

Para se të pranojë një kovë me ujë të akullt, Enca ka nominuar Noizyn, Beatrix Ramosaj, Zapp and Chris dhe Valeria.

Mirëpo, gjatë këtij akti, Enca ka treguar edhe asetet e saja të fuqishme trupore.

Era Istrefi:



Të jesh fans i Era Istrefit është sfidë e dyfishtë, ngase duhet edhe të lagesh me ujë të akullt. Madje ndryshe që nominimet duhet bërë pak pasi që të bëhesh qull, ajo këtë e ka bërë paraprakisht.

“Po du me pa tu u lag, Nora Istrefin, Ledrin dhe krejt fansat e mi një ka një”, thotë ajo.

Por mos te harrojme kryesore, arsyen pse bëhet kjo sfidë:

#icechallengebucket bëhet nga persona e famshëm dhe pas kësaj sfide duhet nominuar tre persona të tjerë të famshëm.

Madje për këtë duhet dhuruar edhe para, veçanërisht ata që nominohen dhe nuk pranojnë këtë sfidë.

Kjo bëhet në mënyrë që të mbledhen fonde për zbulimin e kurës për një nga sëmundjet më të rralla, ALS, skleroza amiotrofike laterale, e cila ndikon në tru dhe në palcën kurrizore.

Neuronet motorike degjenerojnë dhe vdesin, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë për të lëvizur muskujt. Kur muskujt nuk përdoren sa duhet, ata ndalojnë së funksionuari. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje fillojnë të ndihen të dobët, sidomos tek krahët, këmbët, gjatë të folurit, gëlltitjes dhe frymëmarrjes.

Pasi indet e muskujve atrofizohen, gjymtyrët fillojnë të humbasin funksionin. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, pacientët mund të bëhen krejtësisht të paralizuar. Nuk ka asnjë shkak të njohur të ALS, edhe pse nuk është një faktor trashëgimie i provuar në disa raste.

Në rreth 90 për qind të rasteve, askush nuk e di se si dhe pse e godet kjo sëmundje.

Nuk ka ende një shërim të njohur, edhe pse miliona dollarë tashmë të mbledhur nga shoqata ALS do të shkojnë për hulumtimin e këtyre të panjohurave të mëdha. Sëmundja është e njohur edhe si Sëmundja e Lou Gehrig-së, e quajtur kështu pasi lojtari i madh i bejsbollit në fillim të shekullit të 20-të u godit nga kjo sëmundje në vitin 1939.
(Teksteshqip.Com)

Stafeta E Akullit Tek Këngëtarët Shqiptarë