>
BIOSHQIP

Stafeta E Akullit Tek Këngëtarët Shqiptarë (Pjesa E Dytë)

24-08-2014
Çiljeta: ​Edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka pranuar që t’i bashkohet sfidës së kovës me akull. Ndërsa ndodhej në Ksamil, pranë një grupi fëmijësh – e nominuar nga dy miqtë e saj – vendosi të nominonte Sali Berishën, përpara se të hidhte kovën e akullit. Por çfarë ndodh? Çiljetës i laget vetëm gjoksi, më shumë sesa pjesë të tjera të trupit. Shyhrete Behluli:



Edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, e ka pranuar sfidën e lagies me ujë të akullt. Behluli ishte nominuar nga rep artisti i njohur, Capital T. Ajo për sfidën me kovë me ujë të akullt e ka nominuar Gilin, Ilir Beranin, Elitën 5 dhe futbollistin Granit Xhaka. Për dallim prej të tjerëve, Shyhretes në kokë i është hedhur vetëm akull, pa ujë fare. Një gjë të tillë Behluli e ka bërë me insistimin e ish portierit të njohur, Naser Prapashticës. 2po2:



Reperi dhe biznesmeni, 2po2, ka pranuar sfidën e Besa Kokëdhimës për t'u lagur me ujë të ftohtë dhe akull. Ai me këtë rast ka nominuar nipin e tij, Capital T, reperin Unikkatilin dhe deputeten e vajzën e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova. Por, karakteristik mbetet lokacioni që ka zgjedhur 2po2 për të kryer këtë akt. Ai ka shfrytëzuar një stacion të ndërtimtarisë apo ndryshe e adaptuar nga gjuha gjermane “baushtell” për t'u lagur. Adelina Berisha:



Adelina Berisha është këngëtarja e radhës që ka bërë lagien me kovë në ujë derisa mësoni edhe ata që ajo ka thirr për të sfiduar Adelina Berisha ka bërë lagien e radhës me kovë me akull duke thirrë në sfidë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Bledin nga Max Production, Nora Muqaj dhe Donjeta Maculën. Genc Prelvukaj:



Genc Prelvukaj ka pranuar sfidën e Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi për t’u lagur me kovë për ALS, por ka qenë pak më i veçantë në lagien e tij Reperi ka zgjedhur një vend interesant për t’u lagur. Është ajo një autolarje. Genci ka nominuar Vesa Lumën, Sheila Haxhiraj dhe Pulla Pictures. Luana Vjollca:



Prezentuesja simpatike nga Shqipëria, Luana Vjollca ka hedhur kovën me ujë të akullt, por ajo veç sfidës ka dhuruar edhe 100 dollarë donacion për “ALS. Shumë vipa të estradës shqiptare i janë përgjigjur sfidës me ujë të akullt, por Luana Vjollca ka donuar edhe para publikisht për sëmundjen ALS. Ledri dhe Dafina Zeqiri: Ledri dhe Dafina i janë bashkuar nismës së ‘Ice Bucket Challange’ teksa ndodheshin në mes të koncertit kur ata janë lagur nga dy persona të cilët mbanin në dorë kovat më ujë akull të ftohtë, dhe më pas atmosfera është ndezur edhe më shumë mes të rinjve në club. Ledri i është bashkuar kësaj nisme jo vetëm për show, por ka dhënë edhe kontributin e tij prej 120 dollarësh për ‘ALS’. Zaimina:



Këngëtarja Zaimina ka pranuar sfidën nga kolegët e saj dhe është lagur zyrtarisht. Soni Malaj:



Nga të fundit që e ka provuar këtë sfidë është edhe Soni Malaj, e cila është përkujdesur që edhe në këso raste të duket "hot". Por mos te harrojme kryesore, arsyen pse bëhet kjo sfidë: #icechallengebucket bëhet nga persona e famshëm dhe pas kësaj sfide duhet nominuar tre persona të tjerë të famshëm. Madje për këtë duhet dhuruar edhe para, veçanërisht ata që nominohen dhe nuk pranojnë këtë sfidë. Kjo bëhet në mënyrë që të mbledhen fonde për zbulimin e kurës për një nga sëmundjet më të rralla, ALS, skleroza amiotrofike laterale, e cila ndikon në tru dhe në palcën kurrizore. Neuronet motorike degjenerojnë dhe vdesin, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë për të lëvizur muskujt. Kur muskujt nuk përdoren sa duhet, ata ndalojnë së funksionuari. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje fillojnë të ndihen të dobët, sidomos tek krahët, këmbët, gjatë të folurit, gëlltitjes dhe frymëmarrjes. Pasi indet e muskujve atrofizohen, gjymtyrët fillojnë të humbasin funksionin. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, pacientët mund të bëhen krejtësisht të paralizuar. Nuk ka asnjë shkak të njohur të ALS, edhe pse nuk është një faktor trashëgimie i provuar në disa raste. Në rreth 90 për qind të rasteve, askush nuk e di se si dhe pse e godet kjo sëmundje. Nuk ka ende një shërim të njohur, edhe pse miliona dollarë tashmë të mbledhur nga shoqata ALS do të shkojnë për hulumtimin e këtyre të panjohurave të mëdha. Sëmundja është e njohur edhe si Sëmundja e Lou Gehrig-së, e quajtur kështu pasi lojtari i madh i bejsbollit në fillim të shekullit të 20-të u godit nga kjo sëmundje në vitin 1939.
(Teksteshqip.Com)

Stafeta E Akullit Tek Këngëtarët Shqiptarë (Pjesa E Dytë)